Tentuan të korruptonin policinë për t’iu shpëtuar gjobave, vendosen nën hetim 3 persona në Durrës!

10 Tetor 2026, 11:05Kronika TEMA
Tentuan të korruptonin policinë për t’iu shpëtuar

Tre drejtues automjetesh të moshave 30, 35 dhe 47 vjeç janë vënë nën hetim pasi dyshohet se tentuan të korruptonin policinë. 

Sipas policisë, dy raste u konstatuan në Durrësdhe një në Kavajë.

Tre personat dyshohet se u ofruan para punonjësve të Policisë Rrugore në mënyrë që të shmangnin gjobat pasi kishin shkelur rregullat e qarkullimit dhe kishin dokumentacion të parregullt. 

Ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

DVP Durrës/Policia Rrugore godet 3 raste të tentativës për mitëdhënie. 

Procedohen penalisht 3 drejtues mjetesh që iu ofruan para punonjësve të Policisë Rrugore, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative.

Shërbimet e Policisë Rrugore në Durrës dhe Kavajë, në kuadër të monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë ndaluar disa drejtues automjetesh që janë konstatuar duke kryer shkelje. 

Në 2 raste në Durrës dhe në 1 rast në Kavajë, 3 drejtues automjetesh me dokumentacion të parregullt kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative për këtë shkelje.   

Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesit e automjeteve, shtetasit K. M., 47 vjeç, E. A., 30 vjeç, të dy banues në Durrës dhe A. K., 35 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike". 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

Lini një Përgjigje