Çeku: Reforma do t’i përshtatë universitetet me potencialin dhe nevojat e vendit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, bëri të ditur se reforma në arsimin e lartë do të përcaktojë profilet e universiteteve në përputhje me kapacitetet e tyre dhe kërkesat për zhvillimin e vendit. Sipas tij, ndryshimet përfshijnë edhe rishikimin e programeve akademike, si dhe një model të ri financimi të bazuar në cilësi e rezultate.

Të lidhura

None found

Gjatë vizitës në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku u takua me rektoren Nurten Deva, drejtuesit e institucionit dhe Këshillin Drejtues, Çeku diskutoi për përgatitjet që po bëhen në fushën e arsimit të lartë dhe shkencës.

Ai theksoi se reforma do të shoqërohet me rritjen e investimeve në kërkimin shkencor dhe forcimin e lidhjeve mes universiteteve dhe industrisë.

Sipas Çekut, Mitrovica ka mundësi të mëdha për zhvillim në sektorët e industrisë, teknologjisë dhe ekonomisë së vendit. Ai tha se synimi është që këto kapacitete të shndërrohen në mundësi konkrete për studentët dhe në kontribut për zhvillimin e Kosovës. Deklaratën e tij ministri e publikoi në “Facebook”.


Shtuar më 10.10.2026 11:09

Quantcast