Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.10.2026, 11:01

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburanteve për ditën e sotme, 10 tetor. Sipas vendimit, nafta do të shitet me pakicë me një çmim maksimal prej 211 lekësh për litër, ndërsa benzina nuk do të kushtojë më shumë se 195 lekë për litër.

Për shitjen me shumicë, çmimi maksimal i naftës është përcaktuar në 199 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës në 183 lekë për litër. Këto çmime përbëjnë kufirin maksimal të lejuar për tregtimin e karburanteve në vend.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 12:30, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës. Vendimi vjen në kuadër të masave për kontrollin e tregut të hidrokarbureve, pas shpalljes së situatës së veçantë në këtë sektor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit