AKTUALITET /

E vëzhguan me dron, 32 vjeçarit në Shijak i gjenden 2 kallashnikovë dhe 32 mijë euro (EMRI)

Shkruar nga Versus
E vëzhguan me dron, 32 vjeçarit në Shijak i gjenden 2
Fotomontazh: Vëzhgimi me dron dhe momenti i gjetjes së kallashnikovit

Një 32 vjeçar i identifikuar si Arlind Isai është arrestuar nga policia e Durrësit pasi brenda banesës iu gjetën 2 kallashnikovë dhe 32.500 euro. 

Gjatë operacionit të zhvilluar nëpërmjet vëzhgimit me dron në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, Shijak, efektivët gjetën dhe sekuestruan:  2 armë zjarri automatike, 2 krehra me nga 10 fishekë secili, një shumë prej 32.500 eurosh.

Ndaj 32 vjeçarit rëndon akuza për veprën penale: "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Versus.al

Poll