Ish-trajneri i Kombëtares Silvinjo, ka refuzuar ofertën për t’u rikthyer te Korinthians. Njëjtë si edhe të tjerë, braziliani nuk ka pranuar që të ulet në stol me kushtet e ofruara.
Korinthians po përballet me probleme financiare në Brazil. Silvinjos dhe të tjerëve ndërkohë u është ofruar kontratë afatshkurtër, për t’i dhënë presidencës mundësinë e ndryshimit në vitin 2027.
Të lidhura
None found
Korinthians ka mundësinë që të regjistrojë trajner të ri deri më 16 tetor. Kështu edhe mund të debutojë në derbin me Palmeiras.
Silvinjo ndërkohë mbetet në kërkim të një ekipi, që pasi e mbylli me Shqipërinë. Braziliani ka treguar se prioriteti i tij është Europa.







