VIDEO/ Ambasadori i ri i SHBA-së shkon në SPAK, takohet me Brahon dhe kreun e BKH i shoqëruar nga senatorë amerikanë

10/10/2026 11:31

Për kryeprokurorin e SPAK, Klodian Braho, dhe për shefin e BKH-së, Joni Keta, kjo fundjavë ishte e amerikanëve.

Dy senatorët, Jeanne Shaheen e Dick Durbin, dhe ambasadori amerikan, Eric Wendt, i takuan në zyrat e tyre dy shefat e hetimeve më të rëndësishme në Shqipëri, vizitë që, megjithëse ditën e shtunë, nuk kaloi pa u vënë re, për sa kohë vëmendja është e fokusuar në SPAK.

Takimi i ambasadorit amerikan në SPAK ndodh për herë të dytë brenda katër ditëve dhe ndodh, përveçse për të shoqëruar senatorët në turin ballkaniko-shqiptar, edhe për të treguar se sytë dhe mbështetja e amerikanëve vazhdojnë të jenë ndaj strukturës së posaçme.

Pas takimit të parë të ambasadorit të sapoardhur në Shqipëri, Eric Wendt, ambasada amerikane përsëriti edhe njëherë pritshmëritë ndaj SPAK-ut, por edhe rëndësinë e pavarësisë në hetime. Amerikanët njoftuan pas vizitës se lufta ndaj krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.

Top Channel