Vizita e dytë në SPAK/ Ambasadori i ShBA, i shoqëruar nga senator takohet me Brahon dhe Ketën

11:24, 10/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e sotme, Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho, si dhe me kreun e BKH-së, Joni Ketën.

I shoqëruar nga anëtarë të delegacionit e senatorë amerikanë, ambasadori Wendt ka mbërritur në SPAK dhe delegacioni është pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Senatorët Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin janë duke qëndruar në Shqipëri ku më herët kanë marrë pjesë në një event të organizuar nga Këshilli i Atlantikut. 

Kujtojmë se kjo është vizita e dytë e Ambasadorit të ShBA, Eric Wendt në institucionin e Prokurorisë së Posaçme, prej momentin që filloi misionin e tij diplomatik në Shqipëri në 25 shtator 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco