Leonardo Bonucci dhe kujtimet për Evropianin e 2021: Nuk ishim favoritë. Jeta ime e re si teknik

10/10/2026 11:39

Ish kapiteni i Juventusit dhe kombëtares italiane dhe që aktualisht është në stafin e Roberto Mancinit, Leonardo Bonucci kthehet pas në kohë gjatë një eventi në Itali duke kujtuar momentet më kulmore të karrierës së tij në fushën e lojës.

Në fjalën e tij, Bonucci përcaktoi triumfin në Wembley si gëzimin më të madh të tij në të gjithë karrierën.

‘Kam jetuar një jetë në një grup dhe fitorja si skuadër të dhuron emocione unike. Momenti më i bukur në karrierën time është Euro 2020; nuk ishim favoritë, por fituam-tregon Bonucci.

Aktualisht pas eksperiencave të tij të para përkrah Gattusos dhe detyrës aktuale në stafin e Mancinit te kombëtarja Italiane, Bonucci po kryen tranzicionin e kalimit nga fusha në pankinë.

‘Nuk është e lehtë të kalosh nga roli i futbollistit tek ai i trajnerit, por ngadalë ngadalë po ia dal-vijon Bonucci-por gjithsesi  argëtohem kur stërvis lojtarët’.

Ish qendërmbrojtësi vuri në dukje gjithashtu sesi modestia është një vlerë e rëndësishme te një futbollist. ‘Pak ditë më parë ishtë në ceremoninë e çmimit Vialli dhe unë kujtoj një frazë që ai i kishte thënë një shokut të tij të skuadrës: ‘në gojën e një kampioni ka shumë modesti, në atë të një mediokri ka mendjemadhësi’’-u shpreh Leonardo Bonucci.

Top Channel