Një magazinë në Kodrën e Priftit në Tiranë ishte kthyer në një bazë për modifikimin e makinetave të lojërave të fatit me programe ilegale. Pas një hetimi pesëmujor, policia finalizoi operacionin e koduar ‘Interceptimi’, duke arrestuar dy persona dhe sekuestruar 25 makineta. Në pranga ranë A. S, 53 vjeç, i dyshuar si organizatori i veprimtarisë, dhe S. K, 67 vjeç, bashkëpunëtori i tij