AKTUALITET /

E dyta herë brenda 5 ditësh, ambasadori amerikan vizitë tjetër në SPAK! E shoqërojnë 2 senatorë të SHBA

Nuk dihet ende tema e diskutimit, por pak ditë më parë Wendt i kishte theksuar Brahos se SHBA pret përparësi në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

Shkruar nga Versus
E dyta herë brenda 5 ditësh, ambasadori amerikan vizitë
Momenti kur ambasadori amerikan përcillet nga kreu i SPAK dhe i BKH

Për të dytën herë brenda pesë ditësh, ambasadori amerikan Eric Wendt ka zhvilluar vizitë në SPAK. Këtë herë, Wendt shoqërohej nga dy senatorë amerikanë të cilët që po qëndrojnë këto ditë në Shqipëri.

Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin morën pjesë në takimin me kreun e SPAK, Klodian Braho dhe kreun e BKH, Joni Keta. 

Dy senatorët janë duke qëndruar në Shqipëri ku më herët kanë marrë pjesë në një event të organizuar nga Këshilli i Atlantikut, ndërsa janë takuar edhe me presidentin e Republikës Bajram Begaj. Pak ditë më parë, Wendt në takimin që pati me kreun e SPAK tha se lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump. Versus.al

Poll