Publikohen fotot, kush janë të rinjtë shqiptarë e dhu'nuar nga policia e Maqedonisë së Veriut

Kosovë&Rajon

Publikohen fotot, kush janë të rinjtë shqiptarë e
Janë publikuar detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkup, ku dy të rinj shqiptarë u dhunuan nga policia e Maqedonisë së Veriut. 

Katër policë goditen dy të rinjtë, të cilët raportohet se kanë pësuar lëndime trupore. Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 7 tetor, ndërsa videot dhe fotografitë e të rinjve janë publikuar në media më 9 tetor. 

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e forcës nga zyrtarët policorë dhe rrethanat në të cilat u zhvillua ndërhyrja. 

Pas publikimit të pretendimeve për dhunë policore, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka urdhëruar Kontrollin e Brendshëm, Hetimet Kriminalistike dhe Standardet Profesionale të shqyrtojë rastin. 

Sipas njoftimit të ministrisë, synimi është të përcaktohen rrethanat e plota të ngjarjes dhe nëse ka përgjegjësi nga ana e policëve të përfshirë. Institucioni ka bërë të ditur se, pas verifikimit të fakteve, do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin dhe publiku do të informohet për rezultatet. 

Dy të rinjtë janë 21 dhe 23 vjeç. Përplasja mes versioneve të ngjarjes lidhet edhe me një armë zyrtare policore. 

Sipas pretendimeve të cituara nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në një raport të brendshëm policor thuhet se të rinjtë ia kishin marrë pistoletën një polici. Megjithatë, të rinjtë pretendojnë se arma kishte përfunduar në veturën e tyre pasi policët ua kishin thyer xhamin. 

Ata pretendojnë gjithashtu se gjatë ndjekjes policia kishte qëlluar me armë zjarri dhe ua kishte shpuar gomat e automjetit, para se makina të përplasej. Këto rrethana ende duhet të verifikohen nga hetimi zyrtar. 

ME TE LEXUARAT