Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Moti i keq merr me vete makinat në Itali, përmbytje dhe rrugë të mbuluara nga balta

    Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

    Shijak, i gjenden dy armë automatike dhe 32 500 euro në banesë, arrestohet 32-vjeçari

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shijak, i gjenden dy armë automatike dhe 32 500 euro në banesë, arrestohet 32-vjeçari
    Aktualitet

    Shijak, i gjenden dy armë automatike dhe 32 500 euro në banesë, arrestohet 32-vjeçari

    October 10, 2026

    Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri automatike, municion luftarak dhe 32 500 euro.

    Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Baza”, të organizuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, pas informacioneve se një shtetas mbante armë zjarri pa leje.

    Në vijim të operacionit, policia ushtroi kontroll në banesën e shtetasit A. I., 32 vjeç, në fshatin Koxhas-Kodër, në Xhafzotaj të Shijakut.

    Gjatë kontrollit, u gjetën dy armë zjarri automatike, dy krehra me nga 10 fishekë secili, si dhe një shumë prej 32 500 eurosh. Të gjitha sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Në përfundim të veprimeve, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

    arme Shijak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Moti i keq merr me vete makinat në Itali, përmbytje dhe rrugë të mbuluara nga balta

    October 10, 2026

    Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

    October 10, 2026

    Shijak, i gjenden dy armë automatike dhe 32 500 euro në banesë, arrestohet 32-vjeçari

    October 10, 2026

    Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Tiranë

    October 10, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.