Halli i paraburgimeve apo halli i hetimeve?!
Kryeministri Edi Rama njoftoi publikisht dhjetë ditë më pa...
Kryeministri Edi Rama njoftoi publikisht dhjetë ditë më pa...

Kryeministri Edi Rama njoftoi publikisht dhjetë ditë më parë, më 30 shtator, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.
Ndryshime, që, sipas tij, ishin bërë në gati 100 nene dhe, siç deklaroi kryeministri, këto ishin bërë për një hall të madh; çështjen e paraburgimeve në Shqipëri dhe standardeve të larta europiane, pasi askush nuk do të dënohet më për vepra penale që parashikojnë pesë vjet dënim.
Disa muaj më parë, një tjetër debat u hap në Shqipëri në lidhje me Kodin Penal me ekspertë shqiptarë, gjyqtarë, prokurorë, profesionistë të fushës së drejtësisë që e njohin realitetin në vendin tonë, përgatitën një Kod të ri Penal në detaje, i cili ishte edhe ai i diskutueshëm.
Po për Kodin e Procedurës, që filloi menjëherë pas Kodit Penal, nuk u morën më ekspertët tanë, por u “shpikën” disa ekspertë të Këshillit të Europës, profesorë universitetesh dhe lektorë, duke përjashtuar ekspertizën e fakteve dhe realitetit shqiptar. Propaganda e pushtetit na tha se po bëhej një Kod sipas standardeve të BE-së.
Dikush harron t’u thotë shqiptarëve se tjetër është BE-ja dhe tjetër është KE-ja, që përfshin 46 shtete anëtare, 28 prej të cilave janë anëtare të Bashkimit Europian, pra KE nuk është BE.
Dy ditë më parë në Tiranë erdhi Komisioneri Europian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, që zhvilloi një takim me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, i cili i ka theksuar qëndrimin zyrtar, se BE-ja është e shqetësuar për ndryshimet e përgatitura në Kodin e ri të Procedurës Penale, pasi ato nuk duhet të dëmtojnë institucionet e drejtësisë së re dhe hetimet që bëhen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Nga ana tjetër, qeveria ka bërë mbi 100 ndryshime dhe thotë se kemi një Kod të standarteve të BE-së, ndoshta sipas standarteve të Danimarkës apo Finlandës. Por, në fakt, jetojmë në Shqipëri në një realitet tjetër, në vendin ku krimi, droga dhe korrupsioni janë në nivelet më të larta. Jo vetëm në Europë, por krahasuar edhe me shumë vende të tjera të botës.
Ajo që ofrohet nga qeveria është Kod i ri i Procedurës me argumentin se burgjet janë plot dhe s'duhet të paraburgosen njerëz.
Në fakt, nga rreth 2200 të burgosur, rreth 1950 janë persona në paraburgim nga hetimet e kryera nga policia dhe me kërkesat e prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm. Kujtojmë urdhrat e Ramës, në burg për çatinë, për energjinë, për ujin, për avllinë, edhe për rakinë.
Vetëm 200-250 persona janë në paraburgimet e Shqipërisë nga SPAK-u për luftën ndaj krimit dhe vetëm një person është nën paraburgim për korrupsion. (LEXO KETU)
Hetimet për korrupsion apo gjykimet për korrupsion, në pjesën më të madhe të tyre shtetas që ndiqen në gjendje të lirë.
Paraburgimi është një hall i policisë pas urdhrave të pushtetit dhe i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm që ka mbushur burgjet me dosjet e uniformave blu.
Paraburgos për avllinë, për një cigare hashash, se ka vjedhur energjinë, se s'mund të ngrohet dot me fëmijët dhe për vepra penale të tjera ku shumë prej të cilave nuk duhet të kenë farë masë sigurie. Ndaj dhe paraburgimet në Shqipëri janë mbushur plot.
I mbush vullneti i pushtetit me policinë që e ka kthyer në strukturë për të mbushur paraburgimet plot e përplot me shqiptarë për vepra shumë të lehta, shumë prej tyre nuk janë as vepra penale. Mbushen paraburgimet dhe kriminalizohet shoqëria me urdhër të qeverisë.
Këto janë bërë me urdhër të Kryeministrit. Kujtojmë Edi Ramën kur thërriste “burg, burg” për aksidentet, për alkoolin në makinë, për ndërtimet pa leje dhe për vjedhjen e energjisë.
Ata sërish do të bëjnë burg, por thjesht, sipas Ramës, nuk duhet të ketë paraburgim. Pse dje e donte e sot jo?
Halli nuk është paraburgimi, sepse po të ishte kështu, Kryeministri do ta merrej vetëm me pjesën e paraburgimit apo masës së sigurisë të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale dhe do ta mbyllte me kaq të gjithë historinë.
Do të thoshte se për masat e sigurimit për këto vepra penale të parashikohet garancia pasurore, ndjekja në gjendje të lirë, masat të tjera sigurie, por jo paraburgim. Dy ndryshime në Kodin e Procedurës dhe për 28 orë çështja zgjidhej.
Kryeministri nuk ka bërë këtë, as “ekspertët” europianë, të cilët nuk vijnë nga BE-ja, sepse po të ishin të këtij institucioni, nuk do të vinte Komisioneri për drejtësinë e Bashkimit Europian, dhe të shqetësohej për çështjen dhe BE-ja nuk do të vihej në alarm, por do ta mbështesin.
Në fakt, është një Kod i ri i Procedurës Penale që nuk merret në thelb me paraburgimet apo masën e sigurisë, por shkatërron hetimin.
Jo vetëm hetimin që bëhet nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, por edhe hetimet që bëhen nga SPAK-u, për korrupsionin dhe krimin e organizuar, pra për veprat penale që janë kompetencë ligjore e SPAK-ut.
Ky është halli i mbi 100 ndryshimeve në Kodin e ri të Procedurës Penale.
Janë ndryshuar mbi 100 nene, të cilat kufizojnë mënyrën e hetimit. Dhe nga ana tjetër, kjo ka një qëllim.
Qëllimi është të mbrohet korrupsioni, të mbulohet krimi sepse SPAK-u u ka hyrë me themel shumë çështjeve të korrupsionit e krimit dhe Kryeministri ynë e mazhoranca ndihen të shqetësuar.
Dikujt po i vjen radha!
Por çështja nuk është nëse Kodi i ri i Procedurës Penale u pëlqen apo jo prokurorëve apo gjyqtarëve.
Çështja është, a do të mundet Rama të marrë në mbrojtje hajdutët e pushtetit të tij dhe të ndryshojë Kodin e Procedurës Penale, gjoja me justifikimin e paraburgimit?
Halli nuk është paraburgimi, halli është hetimi.
Dhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale kanë një qëllim final, të mbyllet “qepeni” i SPAK-ut.
Me ato ndryshime dhe propozime të bëra nga ekspertë dhe profesorë të huaj të jurisprudencës, që nuk e njohin aspak realitetin shqiptar, dhe që na japin një Kod të ri Procedure, thuajse si të Finlandës apo Danimarkës, ndoshta edhe atje të pazbatueshëm, duan të krijojnë një realitet tjetër, atë të mbrojtjes të krimit dhe korrupsionit duke kufizuar hetimin, dhe ky është halli.
Halli është hetimi dhe jo paraburgimi.
Po të kishin paraburgimin me një nen të ndryshuar te masa e sigurisë, do ta kishin zgjidhur, por nuk kanë atë qëllim.
Qëllim kanë të dëmtojnë hetimet, të pengojnë hetimet, të mbrojnë korrupsionin, të mbrojnë dhe krimin.
Ky është qëllimi dhe në finale, siç e theksuam më lart, t'i mbyllin qepenin SPAK-ut./ CNA
Rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, ushtarët e Edi Ram...
Kolegu Osman Stafa ka folur dje në protestën, e cila p...
Sot kemi hyrë zyrtarisht në një fazë të re të historisë së...
Me tri fjalë, Kodi i ri i Procedurës Penale është përgatit...
Ka një problem shumë më të madh nga sa duket në pamje të p...
Të mërkurën e 30 shtatorit, kryeministri Edi Rama na u shf...
Ditën e djeshme shqiptarëve iu prezantua Kodi i ri i Proce...
Sipas kuadrit tonë ligjor, drejtori i SHISH-it emërohet ng...
48 orët e fundit një tjetër “bombë” ka plasur për publikun...
Kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra drejtuesen e S...
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Seli...
Kafka i gjorë! Në fillim e përdorte Erion Veliaj, kur Rama...
Njëri u ngrit në këmbë për të dëgjuar vendimin. Tjetri nga...
Dallimi mes Hashim Thaçit dhe Erion Veliajt është ulëritës...
Tani që Gjykata e Lartë ka vendosur që Erion Veliaj të mbe...
Gjykata e Lartë, me një vendim të Kolegjit Penal të saj, s...
Shembulli i analfabetizmit i mbështetur nga bandat, krimi ...
Për drejtësinë shqiptare qarkullojnë sot dy narrativa të g...
Erion Veliaj është arrestuar në shkurt të vitit 2025 dhe n...
Duke reaguar me sulme, duke reaguar me sharje, duke reagua...
Kontolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përputh...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimta...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin L. M., 23 v...
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion 5-mujor ku k...
Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar shtetasin me inic...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një taki...
Vendimi për t'i dhënë Çmimin Nobel për Paqen për vitin 202...
Bashkëshorti i ish-nënpresidentes amerikane Kamala Harris,...
Presidentët Frank-Walter Steinmeier dhe Emmanuel Macron po...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Sot, më 8 tetor, kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Lek...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës d...
Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Kufiri maksimal i sigurimit të depozitave bankare në Shqip...