AKTUALITET, 10 October 2026, 11:46

Rama publikon pamjet e shkollave që do të rikonstruktohen në Shkodër: 39 investime të reja nga veriu në jug

Rama publikon pamjet e shkollave që do të rikonstruktohen në

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje ilustruese të projekteve për rikonstruksionin e shkollës “Skënderbej” dhe krijimin e mjediseve sportive në gjimnazin “Oso Kuka” në Shkodër.

Përmes një postimi, Rama bëri të ditur se 39 investime të reja në institucionet arsimore, nga veriu në jug të vendit, do të financohen nga Qeveria Shqiptare, pas hartimit të projekteve nga bashkitë.

Sipas kryeministrit, këto investime do t’u shtohen 53 institucioneve arsimore që kanë hapur dyert këtë vit, si dhe 450 shkollave dhe terreneve sportive të rikonstruktuara gjatë dekadës së fundit.

Në postimin e tij, Rama shkroi:

“Ja si do të jenë shkolla “Skënderbej” dhe mjediset sportive në gjimnazin “Oso Kuka” në Shkodër.

Edhe 39 investime të reja për shkollat tona, nga veriu në jug, të cilat, pas hartimit të projekteve nga bashkitë, do të financohen nga Qeveria Shqiptare, duke iu shtuar 53 institucioneve arsimore që hapën dyert këtë vit, si dhe 450 shkollave dhe terreneve sportive të rilindura gjatë dekadës së fundit.

Bravoo Investim i duhur shkolla “Skënderbej” dhe mjediset sportive në gjimnazin “Oso Kuka” në Shkodër”- shkruan Rama.