LIVE UPDATES
Aktualitet

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Gjilan?

I dyshuari, 38 vjeç, dyshohet se e vrau bashkëshorten e vet 27-vjeçare, vëllain e bashkëshortes, 31 vjeç, si dhe e plagosi rëndë djalin e xhaxhait të bashkëshortes së tij, 48 vjeç, sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës.

10 Tetor 2026, 11:44 Nga I.A

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në

KOSOVË- Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri, si dhe kanë konfiskuar armë gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij disa orë pas incidentit që shkaktoi zemërim në vend të premten.

I dyshuari, 38 vjeç, dyshohet se e vrau bashkëshorten e vet 27-vjeçare, vëllain e bashkëshortes, 31 vjeç, si dhe e plagosi rëndë djalin e xhaxhait të bashkëshortes së tij, 48 vjeç, sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës.

Derisa motivet e vrasjes së dyfishtë vazhdojnë të mbetet të panjohura, autoritetet ligjzbatuese thanë se gjetën armë shtesë në shtëpinë e të dyshuarit, i cili, sipas tyre, nuk ka të kaluar kriminale. Policia tha se të premten rreth orës 14:25 pranoi thirrje për të shtëna më armë në fshatin Livoç i Ulët, në Gjilan, dhe kur mbërriti në vendngjarje e gjeti të pa shenja jete brenda një automjeti burrin 31-vjeçar, i identifikuar me inicialet E.B.

Ndërsa, gruaja 27-vjeçare, me inicialet N.B., ishte sjellë pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, pasi plagëve të pësuara prej të shtënave nga i njëjti i dyshuar.

I plagosuri, i identifikuar si M.B, po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tha prokuroria në Gjilan të premten pak para mesnatës.

Policia bëri të ditur të premten se i dyshuari, i identifikuar si V.R., u vetëdorëzua para autoriteteve.

Ai është dërguar në paraburgim teksa autoritetet po i vazhdojnë hetimet për dy vepra penale për të cilat dyshohet ai: vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Policia tha se në dy vende të ngjarjes ka sekuestruar katër fishekë, 21 gëzhoja dhe pesë predha, si dhe brenda veturës së të dyshuarit ka sekuestruar një revole, me të cilën dyshohet se ishte kryer vrasja.

Revolja kishte leje të skaduar, sipas Policisë.

Gjatë bastisje në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata me leje të skaduar, një revole pa leje, një armë pneumatike, 520 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe 1600 diabolla të pushkës pneumatike, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu si prova materiale janë sekuestruar edhe disa telefona celularë dhe DVR të kamerave”, theksoi Policia.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Gjilan tha se revolja me të cilën dyshohet se i pandehuri kreu vrasjet është e tipit “Bereta”, dhe kishte leje të skaduar.

Prokuroria tha se i dyshuari nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk ka pasur ndonjë rast të raportuar për dhunë në familje.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, tha se e mori lajmin “me dhimbje të thellë” dhe i shprehu “ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurin”.

“Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut. Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes”, tha Shiroka Pula, sipas një komunikate të Presidencës së Kosovës.

Ajo u bëri thirrje organeve të drejtësisë ta hetojnë këtë rast “me përkushtim të plotë, t'i zbardhin të gjitha rrethanat dhe t'i sjellin autorët para drejtësisë”.

Kjo vrasje vjen më pak se një muaj pasi një burrë u arrestua për vrasjen e motrës dhe plagosjen e nënës në shtator në Prizren.

Ndërkohë, në gusht u vranë dy gra: një 25-vjeçare shtatzënë dhe një 80-vjeçare. Për të dyja vrasjet dyshohen bashkëshortët e viktimave - njëri 26 dhe tjetri 81 vjeç.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se ndihet e “tronditur nga lajmi për vrasjen e një gruaje dhe një burri, si dhe plagosjen e një personi tjetër”.

“Dy jetë të humbura dhunshëm dhe familje që sot po përballen me një dhimbje të madhe”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se e premtja ishte “ditë e kobshme”.

“Edhe një grua u vra nga bashkëshorti i saj. Edhe një familje u godit nga një tragjedi e pariparueshme”, shprehu ajo, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Gërvalla theksoi se parandalimi i dhunës dhe mbrojtja e jetës së grave kërkojnë veprim dhe përgjegjësi të vazhdueshme, jo vetëm reagim pas tragjedive.

“Vrasja e grave është krim, aq i rëndë dhe i tmerrshëm sa asnjë shoqëri nuk mund ta trajtojë si të pashmangshëm atë që ka detyrim ta parandalojë”, tha ajo.

Në përgjithësi, kjo është gruaja e gjashtë që vritet ketë vit. Që nga viti 2010 e deri në gusht të këtij viti, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 64 gra janë vrarë në Kosovë. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna./REL

vrasja e dyfishte ne gjilan

Sondazh

Poll

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta