Pretendimet për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup, BDI kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni
Rasti i dy të rinjve shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç, të cilët pretendojnë se janë dhunuar fizikisht nga pjesëtarë të policisë në Shkup, ka nxitur reagime politike dhe publike në Maqedoninë e Veriut.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, duke kërkuar një hetim të menjëhershëm, të paanshëm dhe transparent për të gjitha rrethanat e rastit.
Sipas reagimit të BDI-së, ekzistojnë versione të ndryshme për atë që ka ndodhur gjatë ndërhyrjes policore. Në raportin e brendshëm të policisë, sipas partisë, pretendohet se dy të rinjtë i kanë marrë pistoletën një polici. Ndërsa të rinjtë deklarojnë se arma ka përfunduar në automjet pasi policia u ka thyer xhamin.
Ata pretendojnë gjithashtu se efektivët kanë qëlluar me armë zjarri, u kanë shpuar gomat e automjetit dhe më pas i kanë dhunuar fizikisht, pasi u kanë lidhur duart dhe i kanë shtrirë përtokë.
Rasti u bë publik pas raportimeve dhe publikimit të fotografive ku dy të rinjtë shfaqen me lëndime të dukshme në fytyrë. Megjithatë, rrethanat e ngjarjes dhe pretendimet e palëve mbeten për t’u verifikuar nga një hetim i plotë.
Në deklaratën e saj, BDI kërkon përgjegjësi institucionale për çdo shkelje të mundshme nga ana e zyrtarëve policorë, duke theksuar se të drejtat dhe dinjiteti i qytetarëve duhet të garantohen nga institucionet që kanë për detyrë t’i mbrojnë.
Von der Leyen në Shkup: Maqedonia e Veriut i përket BE-së
Von der Leyen në Shkup, kryeministri Mickoski zbulon detaje nga bisedimet
Hiqet shqiponja dykrenare nga maja e Korabit, reagon Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor
- 11:49 Goditi me vezë makinën e Ramës, lirohet aktivisti Edison Lika
- 11:37 Milan Radoiçiç shfaqet krah djalit të Vuçiçit në tubimin e SNS-së në Serbi
- 11:22 Ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe kreun e BKH (VIDEO)
- 11:07 Çfarë dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Gjilan?
- 10:55 Trump shpërthen pas mosmarrjes së Nobelit për Paqen: Vendim i turpshëm, njollë për Norvegjinë
- 10:45 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet sërish nafta