Ergys Agasi, ‘koordinatori’ me ndikim në majat e pushtetit
Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndon...
Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndon...

Harta e re territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive të vogla u miratua të enjten në mesnatë me 85 vota pro, vota që erdhën nga 82 deputetët e PS-së dhe mandatet e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.
Nisma e njëanshme e PS-së u kundërshtua fort nga opozita, nga Këshillat Bashkiakë të bashkive që do të shkrihen dhe nga komunitetet lokale në këto zona që protestuan të enjten para Parlamentit.
Në seancë plenare u shfaqën edhe zëra kundër brenda radhëve të PS-së, por qëndrimet e tyre nuk u reflektuan në votimin final, pas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama për përjashtimin nga grupi parlamentar.
“Ai (Rama) tha; nëse ti voton kundër je jashtë këtij grupi parlamentar,” tha deputeti veteran i kësaj partie, Erion Braçe gjatë një komunikimi në media vetëm disa orë para votimit në Parlament.
Në finale, Braçe votoi sipas vullnetit të kryeministrit dhe në kundërshti me qëndrimin e tij publik.
Duke shprehur rezerva të forta ndaj nismës së PS-së, Braçe tha të enjten në Kuvend se nuk bëhej fjalë për ‘reformë’, por për ‘vijëzim i një harte të re’ pa marrë parasysh se kjo ndryshonte jetën e njerëzve në bashkitë që shkriheshin. “Harta e provuar shumë herë është e përkohshme dhe e paqëndrueshme dhe si reformë tërësisht e pamjaftueshme,” kritikoi ai.
Edhe deputetja Elisa Spiropali, e cila prej muajsh ka tentuar të krijojë një profil kritik brenda radhëve të PS-së, në fund votoi pro, edhe pse kishte paralajmëruar të kundërtën gjatë fjalës saj.
“Ne s’jemi as kartonë, as njerëz pa përgjegjësi. Mënyra se si ju na drejtoheni është revoltuese,” tha Spiropali në seancë.
Edhe deputetë të tjerë socialistë, që kishin shprehur kritika dhe kishin kërkuar që të merrej parasysh vullneti i banorëve në zonat ku ata ishin zgjedhur deputetë, u tërhoqën në momentin e fundit duke iu nënshtruar vendimit politik të partisë, pavarësisht garancive kushtetuese që deputeti shpreh vullnetin individual.
Pro hartës së re votoi edhe Belinda Balluku, ish-zv.kryeministrja nën hetim për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tenderë, e cila u shfaq në Parlament mbrëmjen e së enjtes pas javësh të tëra mungese.
Kryeministri Rama e komentoi me nota ironike shuarjen e zërave kritikë në partinë e tij.
“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese”- shkroi ai në platformën "X" duke shtuar se “nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë ‘hesape pa hanxhinë’ me Partinë Socialiste”.
Rama e drejton PS-në që prej vitit 2005, kur ish-kryetari i saj historik Fatos Nano dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të atij viti. Në një parti ku kishte pasur debate dhe fraksione politike prej vitesh, Rama ndërtoi një figurë autoritare, ku institucionet partiake dhe debati i brendshëm pothuajse nuk ekzistojnë./ Reporter.al
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, e konsideron si vdekje ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka koment...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i pran...
Kryeministria ka ndarë një reagim për mbylljen e përkohshm...
Shqipëria ka mbyllur kapitullin e parë të negociatave me B...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti pasditen e so...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, u...
Gazetarja Beti Njuma komentoi ndryshimin e qëndrimit të de...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reag...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në prezantimin e pr...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot një program të ri të l...
Kryetari i Partisë Demokratike, në konferencën me gazetarë...
Në orët e para të kësaj të premteje, Reforma Territoriale ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit të Reformës T...
Deputeti socialist Erion Braçe ka zbuluar për emisionin "N...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është py...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuve...
Kontolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përputh...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimta...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin L. M., 23 v...
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion 5-mujor ku k...
Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar shtetasin me inic...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një taki...
Vendimi për t'i dhënë Çmimin Nobel për Paqen për vitin 202...
Bashkëshorti i ish-nënpresidentes amerikane Kamala Harris,...
Presidentët Frank-Walter Steinmeier dhe Emmanuel Macron po...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës d...
Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Kufiri maksimal i sigurimit të depozitave bankare në Shqip...