Aktualitet

Vezë ndaj makinës së kryeministrit Rama, gjykata liron dy protestuesit!

Në Tiranë, Gjykata Penale vlerësoi si “të paligjshëm” arrestimin e Edison Likës dhe Fatjon Rrapajt, të ndaluar nga policia pas incidentit me hedhjen e vezëve në drejtim të automjetit të kryeministrit Edi Rama.

Sipas vendimit të gjykatës, veprimi i dy të rinjve nuk përbën akt dhune.

Ky shërbeu si argument për vlerësimin e ligjshmërisë së ndalimit të tyre.

Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj u shoqëruan nga policia pas incidentit, i cili tërhoqi vëmendjen për shkak se kishte në shënjestër automjetin e kreut të qeverisë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.