Punonjësit e Degës së Doganës Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë konstatuar mallra të padeklaruara në një automjet që mbërriti me tragetin e linjës Ankona–Durrës, në kuadër të kontrolleve në hyrje të vendit.
Gjatë kontrollit të një furgoni në vijën e dytë të mjeteve të rënda, u konstatuan 6 goma të reja kamioni, si dhe 144 palë këpucë dhe atlete të reja, të markave të ndryshme, të cilat nuk ishin deklaruar dhe nuk shoqëroheshin me faturat përkatëse.
Për rastin u njoftuan strukturat përgjegjëse dhe automjeti, drejtuesi i tij dhe mallrat e konstatuara u kaluan për veprime të mëtejshme procedurale pranë Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës.
Dega e Doganës Durrës njofton se kontrollet vijojnë në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese, për të garantuar zbatimin e legjislacionit doganor dhe parandalimin e futjes së mallrave të padeklaruara në vend.
