Wendt shmang Berishën, takim me Bylykbashin, Tabakun e Kason. Në tryezë edhe deputetët e partive të vogla

10 Tetor 2026, 12:25Politika TEMA
Wendt shmang Berishën, takim me Bylykbashin, Tabakun e Kason. Në

Ambasadori i ri amerikan në vendin tonë, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me disa deputetë të opozitës.

Burime bëjnë me dije se në takim kanë qenë Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ivi Kaso dhe deputetë të tjerë nga partitë e vogla.

Ky takim vjen pasi një seri vizitash që Wendt po zhvillon në institucionet shqiptare pas mbërritjes së tij në Shqipëri, ku në dy tetor bëri edhe prezantimin zyrtar.

Po ashtu  në takim kanë qenë edhe dy senatorët që prej ditësh ndodhen për një vizitë në Shqipëri.

Ndërkohë Wendt ka shmangur Sali Berishën, të shpallur non-grata nga SHBA.

Lini një Përgjigje