Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar sot një takim në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është pritur nga kreu i këtij institucioni, Klodian Braho, dhe drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta.
Wendt ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga disa senatorë amerikanë, siç duket edhe në pamjet filmike nga vizita.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi temat e diskutuara gjatë takimit mes ambasadorit amerikan, drejtuesve të institucioneve të drejtësisë dhe delegacionit amerikan.


