Kapet me dhjetëra doza kanabisi pranë një shkolle në Shkodër, arrestohet 15-vjeçari (VIDEO)

10 Tetor 2026 | 12:24

Një 15-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi u kap pranë një shkolle në lagjen “Vasil Shanto” me dhjetëra doza të dyshuara kanabisi, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, që synon parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore.

Sipas njoftimit të Policisë, 15-vjeçari, banues në Shkodër, u kap në flagrancë nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis sativa, të cilat dyshohet se do të shiteshin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditi me vezë makinën e Ramës, lirohet aktivisti Edison Lika

Aktivisti Edison Lika është liruar, pasi Gjykata ka shpallur të paligjshëm arrestimin e tij, pas incidentit ku ai goditi me vezë makinën e kryeministrit Edi...
11:49 | 10/10/2026

Ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe kreun e BKH (VIDEO)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt është takuar sërish me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho dhe kreun e...
11:22 | 10/10/2026

Transportonte 7 emigrantë nga Filipinet dhe Afganistani drejt Malit të Zi, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare e Shkodrës, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 7 shtetas të huaj, të cilët dyshohet se synonin...
10:25 | 10/10/2026