
Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar parashikimin për reshje të dendura shiu në disa qytete të vendit gjatë ditës së sotme dhe të nesërme. Mes qarqeve ku priten reshje shiu, me rrezik të lartë paraqiten Vlora dhe Durrësi ku reshjet e dendura mund të krijojnë vërshime të ujit nëpër zonat urbane.
''Sot pasdite (e shtunë, dt. 10) dhe nesër (e diel, dt. 11) priten reshje intensive në qarkun Vlorë, ndërsa në qarqet Berat, Korcë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjerë priten reshje mesatare. Në të gjithë qarqet reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Durrës dhe Vlorë''- thuhet mes të tjerash në njoftimin e shpërndarë. Versus.al

