
Tiranë- Gjykata e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e Edison Likës dhe Fatjon Rrapajt, të cilët u ndaluan nga policia pas incidentit me hedhjen e vezëve në drejtim të automjetit të kryeministrit Edi Rama.
Sipas gjykatës, veprimi i dy të rinjve nuk përbën akt dhune dhe ky përfundim shërbeu për lirimin e tyre.
Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj u shoqëruan nga policia pas incidentit ku hodhën vezë drejt automjetit ku mendohet se ndodhej Rama i cili sapo ishte duke dalë nga kryeministria. Versus.al

