Policia e Kosovës ka bastisur shtëpitë dhe pronat e 38-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe plagosjen e një personi tjetër. Gjatë kontrolleve, të zhvilluara me urdhër të prokurorit, janë gjetur dhe sekuestruar disa armë, qindra fishekë dhe prova të tjera materiale që mund të ndihmojnë në hetimin e rastit.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, gjatë bastisjeve në pronat e të dyshuarit janë gjetur dy armë të gjata me leje të skaduar, një pistoletë pa leje dhe një armë gjuetie. Po ashtu, janë sekuestruar 520 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 1600 gëzhoja për pushkë gjuetie.
Gjatë operacionit, si prova materiale janë sekuestruar edhe disa telefona celularë dhe pajisja DVR, e cila shërben për regjistrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë.
Hetimet kanë përfshirë edhe dy vendet ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja. Në këto lokacione, policia ka sekuestruar katër fishekë, 21 gëzhoja dhe pesë predha.
Ndërkohë, brenda veturës së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar edhe një pistoletë, për të cilën ekziston dyshimi se është përdorur në kryerjen e veprës penale. Sipas policisë, edhe kjo armë kishte leje të skaduar.
Provat e mbledhura pritet të shqyrtohen në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale. Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, sipas të dhënave që posedojnë autoritetet, 38-vjeçari nuk ka të kaluar kriminale dhe as raste të mëparshme të raportuara për dhunë në familje.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten, kur i dyshuari dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj bashkëshortes dhe vëllait të saj, duke u shkaktuar vdekjen, ndërsa një person tjetër, djali i xhaxhait të bashkëshortes, mbeti i plagosur.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
10 Tetor11:23
Çfarë dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Gjilan?
Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen ...
KOSOVA
9 Tetor22:33
Sekretarja amerikane: SHBA duhet të përqendrohet te ekonomia, stabiliteti e demokracia në Ballkanin Perëndimor
Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikë...
KOSOVA
9 Tetor20:57
Justinа Shiroka Pula Presidente e re e Kosovës, reagon ambasada amerikane në Prishtinë
Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së...
KOSOVA
9 Tetor20:53
Akuzohet për disa vepra penale/ Gjykata e Prishtinës merr vendim për ish-administratorin e aeroportit të Vlorës
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Valon Lluka, ish-drejtues i kompanisë Ma...
KOSOVA
9 Tetor20:27
Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës, i mban disa orë në kufi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Serbi tri deputeteve të...
KOSOVA
9 Tetor19:36
Zbardhet shkaku i krimit të rëndë në Gjilan. Ja pse biznesmeni vr*u gruan dhe kunatin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të premte, ku një konflikt familjar ka përfunduar me dy të v...
KOSOVA
9 Tetor19:30
Kamberi i përgjigjet kërcënimit të Vuçiç: Shqiptarët nuk do ndahen as pas zgjedhjeve
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit serb Aleksandër Vu&cc...
KOSOVA
9 Tetor19:04
Tragjedia që u mori jetën dy të rinjve shqiptarë në Itali, familjet marrin 2 milionë euro
Familjet e dy të rinjve nga Kosova, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në Itali, kanë përfituar g...
KOSOVA
9 Tetor18:31
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan është biznesmen i njohur
Valon Ramushi dyshohet se qëndron prapa vrasjes së dyfishtë që ndodhi sot në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku mbet...
KOSOVA
9 Tetor18:00
EMRAT/ Burri vr*t gruan dhe vëllanë e saj, rëndë vëllai tjetër. Detaje të reja nga krimi në Gjilan
Është identifikuar personi i dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi Gjilanin, ku dy persona mbetën të vrarë dhe n...