web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Regjistrimet e Agasit/ Berisha hedh akuza: Edhe Rama është i filmuar në një video

10 Tetor 2026, 12:39, Politikë CNA

Regjistrimet e Agasit/ Berisha hedh akuza: Edhe Rama është i filmuar

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale ka hedhur akuza se edhe kryeministri Edi Rama është i filmuar në videot e Ergys Agasit.

Berisha thekson se Rama nuk turpërohet nga asnjë video, nga asnjë akt, nga asgjë.

Sipas tij, Rama ka humbur çdo standard moral të njeriut të qytetëruar.

“Në fakt, unë e kam denoncuar këtë dhe informatat që unë kam, ai është i filmuar në një video. Por të garantoj një gjë, që ai person nuk turpërohet nga asnjë video, nga asnjë akt, nga asgjë. Ai ka humbur çdo standard moral të njeriut të qytetëruar”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga