Berisha: Parlamenti i ri do miratojë një hartë për të rikthyer qeverisjen vendore te qytetarët

10 Tetor 2026 | 12:41

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se një nga vendimet e para të parlamentit të ardhshëm do të jetë miratimi i një harte të re të qeverisjes vendore, me synimin për t’ua rikthyer bashkitë komuniteteve dhe qytetarëve.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha kritikoi vendimin për riorganizimin e bashkive, duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht dhe në dëm të interesave të qytetarëve.

Kryedemokrati paralajmëroi se opozita do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore kundër vendimit, ndërsa theksoi se rikthimi i qeverisjes vendore te komunitetet do të jetë një nga prioritetet e parlamentit të ardhshëm.

“PD do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, por paralajmëron të dashur qytetarë, se në narkoshtet rruga ligjore është falsitet. Se gjykatat janë notere të narkoqeverisë. Se referendumet, narkoqeveria nuk mund t’i lejojë kurrë. Megjithatë ne do përdorim çdo mjet ligjor kundër këtij akti.

Deputetët e opozitës bënë një nga betejat më të gjata në historinë e parlamentit shqiptar, për një çështje e cila ia vlente plotësisht dhe ne në 14 orë debat argumentuam me fakte, dokumente se ajo që po ndodhte ishte një asgjësim elektoral që binte ndesh në mënyrë flagrante me Kushtetutën dhe interesat më të ngushta të qytetarëve të këtyre bashkive, të këtyre komuniteteve.

Nuk ka dyshim se një nga aktet më të para do të jetë miratimi i një harte të qeverisjes vendore nga parlamenti i ardhshëm për t’u rikthyer qeveritë vendore komuniteteve dhe qytetarëve dhe zonave të vendit”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapet me dhjetëra doza kanabisi pranë një shkolle në Shkodër, arrestohet 15-vjeçari (VIDEO)

Një 15-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi u kap pranë një shkolle në lagjen “Vasil Shanto” me dhjetëra doza të dyshuara kanabisi, të cilat dyshohet...
12:24 | 10/10/2026

Ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe kreun e BKH (VIDEO)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt është takuar sërish me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho dhe kreun e...
11:22 | 10/10/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet sërish nafta

Bordi i Transparencës publikoi të shtunën çmimet e reja të shitjes së karburanteve duke ulur me 2 lekë çmimin e naftës. Kështu, duke nisur nga...
10:45 | 10/10/2026