AKTUALITET /

''Gradaçelë çifute'', protestë në Vlorë kundër muzeut hebraik, qytetari: Do prishet me gj*kun e mijëra labëve

Shkruar nga Versus
''Gradaçelë çifute'', protestë
Protesta në Vlorë, 10 tetor

Vlorë- Paraditen e sotme një grup qytetarësh zhvilluan një protestë para vendit ku po ndërtohet muzeu hebraik. Teksa u shprehën se ka mjaft problematika të tjera për të zgjidhur, qytetarët kërkuan që të gjithë të bëheshin bashkë për të ndalur ndërtimin e muzeut. Njëri prej tyre shtoi se edhe nëse muzeu ndërtohet, sërish do të shembet.

‘’Nuk jemi të lirë. Ka ardhur koha që vlonjatët të vrasin frikën. Njeriu vdes njëherë. Jam i mendimit që në formën e reagimit ne mund të marrim një gur të vogël dhe në mënyrë simbolike ta hedhim brenda. Ne duhet të bashkohemi dhe nëse bëhet kjo do prishet me gjakun e mijëra labëve sepse nuk mund ta lëmë që në hijen e klubit labëria t’ja zërë hijen një gradaçelë çifute. Nuk dua të zgjatem më, do u bëja një thirrje qytetarëve, kjo perandori e këtij pushteti duhet të bie’’- tha qytetari.

Kujtojmë se pak ditë më parë, vetë deputeti socialist i Vlorës, Ardit Bido tha në një emision se muzeu i pavarësisë ishte lënë në mjerim. Pavarësisht kësaj, Bido e konsideroi domosdoshmëri muzeun hebraik duke thënë se tregonte mikpritjen shqiptare. Ndërtimet po vijojnë pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve. Versus.al

 

 

 

Poll