Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët

Regjistrimet e Agasit/ Berisha: Edhe Rama është i filmuar në një video, por ai nuk turpërohet nga asgjë

12:25, 10/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka komentuar edhe regjistrimet që lidhen me Ergys Agasin.

I pyetur nga qytetarja Emirjona Dushi nëse në videot që po përfliten shfaqet edhe kryeministri Edi Rama, Berisha deklaroi se, sipas informacioneve që disponon, Rama është filmuar në një video.

“Unë e kam denoncuar këtë dhe informatat që unë kam, ai është i filmuar në një video”, u shpreh Berisha, duke shtuar se Rama, sipas tij, nuk turpërohet nga asnjë video apo akt.

Pyetje-përgjigje:

Emirjona Dushi: Doktor, në parlament ju folët për videot e Ergys Agasit ku deklaruat se shumë nga deputetët e Partisë Socialiste janë në ato video. Në publik qarkullon në rang thashethemi se në këto video shfaqet dhe Rama. Në informacionin tuaj, a ekziston një video e tillë?

Sali Berisha: Në fakt, unë zonja Dushi e kam denoncuar këtë dhe informatat që unë kam, ai është i filmuar në një video. Por të garantoj një gjë, që ai person nuk turpërohet nga asnjë video, nga asnjë akt, nga asgjë. Ai ka humbur çdo standard moral të njeriut të qytetëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco