POLITIKE

Kundër ‘Territoriales’, Berisha: Deputetët e PS në rresht, u shantazhuan dhe u poshtëruan nga ‘Padrinoja’ për të votuar kundër qytetarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Tetor 2026, 12:45
Kundër ‘Territoriales’, Berisha: Deputetët e PS në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, përmes reformës së re territoriale, ka goditur qeverisjen vendore dhe interesat e qytetarëve. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi votimin për shkrirjen e 15 bashkive si një akt në kundërshtim me Kushtetutën dhe parimet ndërkombëtare të qeverisjes vendore.

Ai paralajmëroi se PD do të ndjekë rrugën ligjore, por edhe do të përdorë çdo mjet kundër këtij vendimi.

“Nuk kanë të ndalur rekordet kriminale të kësaj qeverie. Siç e patë në një akt papërgjegjshmërie, organizata kriminale votoi jashtë çdo kondicioni ligjor dhe kushtetues, jashtë parimeve ndërkombëtare të qeverisjes vendore, asgjësimin e 15 bashkive të vendit.

Me këtë veprim, të ashtuquajtur deputetë të Partisë së Krimit, dëshmuan para shqiptarëve dhe botës se për ata interesat e qytetarëve të Libohovës, Këlcyrës, Memaliajt, Divjakës, Patosit, interesat e qytetarëve të Klosit, Prrenjasit, Cërrikut, Dumresë, Fushë-Arrëzit dhe të gjitha bashkive që u asgjësuan, janë zero. Me këtë akt, padrinoja i Shqipërisë dëshmoi se Kushtetuta e vendit dhe parimet ndërkombëtare mbi të cilat ndërtohet qeverisja vendore nuk kanë asnjë vlerë, përveç interesave të tij.

Harta e qeverisjes vendore që paraqiti PD me 100 njësi plus ishte harta më e studiuar, që i jepte përgjigje shpopullimit masiv që po ndodh në Shqipëri. Kjo hartë e tmerroi Edi Ramën. Ai jo vetëm që nuk e pranoi këtë hartë, por asgjësoi dhe 15 bashki të tjera. I dëgjuat deputetët e krimit që kanë interesa kriminale, se si mashtronin duke thënë se kanë vendosur një bashki me 13 mijë banorë. Sukthi, Manza dhe Ishmi, në një rreze prej 15 km nga Durrësi, kanë 105 mijë banorë. Kanë banorë sa për minimumin e shtatë bashkive që pretendojnë mashtruesit. Por ato janë asgjësuar.

Ajo që ishte e pashlyeshme nga memoria e qytetarëve shqiptarë ishte fakti se këta deputetë, peng të krimit, vjedhjeve, vilave dhe bizneseve të tyre kriminale, u rreshtuan njëri pas tjetrit, u shantazhuan dhe poshtëruan dhe në fund votuan për padrinon, kundër qytetarëve. Këta të fundit kanë firmosur peticione për referendume.

Shqipëria është vendi më narkoshtet në Europë dhe shkeli ditën e enjte të gjitha parimet demokratike të qeverisjes vendore, Kartën e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të KE-së. PD do të ndjekë rrugën ligjore. Por me narkoshtetin, rruga ligjore është falsitet, pasi gjykatat janë në shërbim të narkoqeverisë. Narkoqeveria nuk i lejon kurrë referendumet. Ne do të përdorim çdo gjë kundër këtij akti.”, tha Berisha.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje