Një 15-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi u kap nga policia me dhjetëra doza të dyshuara kanabisi pranë një shkolle në lagjen “Vasil Shanto”. I mituri dyshohet se e posedonte lëndën narkotike me qëllim shitjen.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, që synon goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore.
Sipas policisë, operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
15-vjeçari, banues në Shkodër, u kap në flagrancë pranë një shkolle në lagjen “Vasil Shanto”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
#Shkodër #Policia #ShkollaTëPastrа #Narkotikë #Kanabis


