AKTUALITET, 10 October 2026, 12:22

Dhjetëra doza kanabisi pranë shkollës, 15-vjeçari kapet në flagrancë në Shkodër

Dhjetëra doza kanabisi pranë shkollës, 15-vjeçari kapet

Një 15-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi u kap në afërsi të një shkolle në lagjen “Vasil Shanto”, me dhjetëra doza të dyshuara si lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Arrestimi u krye nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”.

Sipas njoftimit të Policisë, 15-vjeçari, banues në Shkodër, u kap në flagrancë pranë institucionit arsimor. Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesën e tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza të dyshuara si lëndë narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon operacioni i koduar “Shkolla të Pastra”. Goditet një rast i tentativës për shitjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

U kap në flagrancë, afër një shkolle në lagjen “Vasil Shanto”, me doza Cannabisi, arrestohet.

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike afër shkollave, ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi 15 vjeç, banues në Shkodër, autor i dyshuar i rastit.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë gjatë operacionit, në afërsi të një shkolle, në lagjen “Vasil Shanto”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, iu gjetën dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.