TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi Panamanë ditën e djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe infrastrukturën rrugore. Presidenti i vendit, José Raúl Mulino, e cilësoi ngjarjen si një “katastrofë të madhe”.
Pavarësisht dëmeve të shkaktuara, Kanali i Panamasë, një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë, vijon të funksionojë normalisht. Edhe Aeroporti Ndërkombëtar Tocumen është në funksion, por në gatishmëri emergjente dhe po i nënshtrohet inspektimeve.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se po mobilizojnë personelin dhe burimet e nevojshme për të ofruar ndihmë, ndërsa autoritetet panameze u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë përballë lëkundjeve të vazhdueshme.
Presidenti José Raúl Mulino e përshkroi situatën si një “katastrofë të madhe”, duke bërë të ditur se disa ndërtesa u shembën dhe pjesë të rrjetit rrugor pësuan dëme të rënda.
Ai iu referua veçanërisht rrugëve që, siç u shpreh, “u shembën plotësisht” në zonat më të prekura nga tërmeti.
Pamjet nga zonat e prekura tregojnë dëme të konsiderueshme në banesa, ndërtesa publike dhe infrastrukturë. Ndërprerje të energjisë elektrike u regjistruan gjithashtu në gjashtë provinca të vendit.
Sipas vlerësimeve fillestare të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti kishte një magnitudë prej 7.7 ballësh sipas shkallës Rihter dhe një thellësi fokale prej rreth 12.6 kilometrash. Ndërkohë, autoritetet panameze e vlerësuan magnitudën e tij në 7.2.
Pavarësisht fuqisë së lëkundjeve dhe dëmeve të shkaktuara, deri në mbrëmjen e djeshme nuk ishte raportuar asnjë viktimë. Shërbimet kompetente vijuan punën për evidentimin e dëmeve dhe kontrollin e zonave të prekura nga tërmeti.
🇵🇦#AHORA - Terremoto en Panama Hotel colapsado, en Playa Venao. https://t.co/mdQwqpdOaV
— DatoWorld (@DatosAme24) October 9, 2026