Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët

I gjetën 2 kallashnikovë mbi 32 mijë euro, arrestohet 32-vjeçari në Shijak

I gjetën 2 kallashnikovë mbi 32 mijë euro, arrestohet 32-vjeçari në Shijak

12:13, 10/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dy armë zjarri automatike, municion luftarak dhe 32 500 euro.

Operacioni policor u zhvillua në fshatin Koxhas-Kodër, në Xhafzotaj, pas informacioneve se i riu mbante armë pa leje.

Njoftimi:

Shijak/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri automatike, municion luftarak dhe 32.500 euro.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Baza".

Si rezultat i operacionit, në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, Shijak, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit A. I., 32 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri automatike, 2 krehra me nga 10 fishekë secili, një shumë prej 32.500 eurosh.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. I., 32 vjeç, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco