Deputeti socialist Erion Braçe këmbëngul se kundërshtimi i tij ndaj reformës territoriale ishte një vendim personal, i pandikuar nga askush. Në arsyen e dytë të reagimit të tij, Braçe thotë se projektligji nuk përbën një reformë të mirëfilltë, por një vizatim i ri i territorit, gjë që sipas tij e ka pranuar edhe kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit.
“E dyta, unë nuk kam gënjyer kënd që të jem gënjeshtar, nuk i kam dhënë besë kujt që të jem i pabesë; nuk kam tradhtuar kënd nga ata 25 mijë njerëz që më kanë votuar e plot të tjerë që më kanë votuar në 30 vite. Të isha kundër projektligjit për ndarjen administrative e territoriale ishte zgjedhja ime, ardhur nga bindja e krijuar pa asnjë kërkesë e imponim, se ai ligj nuk ishte e nuk është reformë, por një vizatim i ri i territorit administrativ, i përkohshëm, i paqëndrueshëm dhe i pamjaftueshëm si reformë, mu siç Edi Rama e pranoi vetë në mbledhjen e grupit të deputetëve socialistë. Pra, ishte qëndrimi im, është qëndrimi im dhe ishte e është i pandikuar nga cilido që sot e lidh me veten kur nuk ka asnjë lidhje me të, për më tepër kur është një robot i ndyrë në rrjet dhe asfare banor i prekur", thotë Braçe.
Lajmi kryesor:
Braçe shpjegon votën pro Territoriales: Votova që të mos iki nga PS dhe të vazhdoj punën! Rama i dashuruar me pushtetin, të pranojë gabimet! Dhuna e disiplinës në PS, antidemokratike (VIDEO)








