Aktualitet

Ambasadori amerikan Wendt e 2 senatorë në SPAK!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, sot ishte në SPAK ku pati një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho e shefin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, Joni Keta.

Diplomati shoqërohej nga senatorët Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët ndodhen në vendin tonë ku më herët ishin pjesë e një aktiviteti të Këshillit të Atlantikut, si edhe u pritën nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Për ambasadorin Wendt, ky ishte i dyti takim në pak ditë me kreun e SPAK-ut, Braho. Luftën kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve e migracionit të paligjshëm, Wendt i veçoi ndër përparësitë kryesore të presidentit Donald Trump.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.