Kreu demokrat Sali Berisha tha duke ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve se, ‘100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet, rikthimi do të jetë një nga shtyllat kryesore të ripopullimit’.
Artur Elezi: Doktor, banorët e bashkive që Edi Rama ka vendosur t'i shkrijë janë shumë të zhgënjyer. Reforma e vitit 2015 na tregoi se largimi i shërbimeve nga qytetarët ndikon drejtpërdrejt në braktisjen e zonave dhe shpopullimin e vendit. Pyetja ime është konkrete dhe e drejtpërdrejtë. Nëse Partia Demokratike vjen në pushtet, a do t'ua ktheni qytetarëve bashkitë që po u hiqen sot, duke u rikthyer 61 ose më shumë bashki, nëse votat dhe mandatet në parlament jua mundësojnë këtë?
Sali Berisha: I garantoj të gjithë qytetarët e këtyre bashkive, garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se ato do rikthehen plotësisht. Se 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet, dhe se një numër tjetër i konsiderueshëm bashkish dhe komunash do jenë realitet.
Rikthimi do të jetë një nga shtyllat kryesore të ripopullimit të Shqipërisë. Edi Rama përdori asgjësimin e qeverisjeve vendore në mbarë vendin për të shpopulluar Shqipërinë, për të zbrazur Shqipërinë.
Platformë e Çubrilloviçit, i cili thotë: largojani qeverisjen, largojani shërbimet në mënyrë që shqiptarët të mërziten dhe të lënë vatrat e tyre.
Këtë bëri Edi Rama, për të cilin me shumë të drejtë Michael Martens thotë se është kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiçit. Dhe lexohet vetë ‘armiku më i egër i shqiptarëve pas Pashiçit’.
© SYRI.net
‘Më të mëdha se mali i Dajtit’/ Berisha: Do krijojmë Agjencinë Kombëtare të Konfiskimit të Pasurive të Paligjshme
Berisha: Ata qytetarë që mendojnë se opozita është palë i bëjnë një shërbim të turpshëm Edi Ramës
Berisha: Do fillojmë shumë shpejt publikimin e emrave të kandidatëve për zgjedhjet lokale