E papritur! Shkëlqeu me Kombëtaren, klubi në La Liga kërkon liderin e kuqezinjve

Elçe po studion mundësinë e transferimit të Elseid Hysajt në La Liga. Ky është lajmi i papritur që raportohet nga “www.lazionews24.com”.

Hysaj ishte një nga lojtarët që spikati me Kombëtaren në Ligën e Kombeve. Madje nëse transferohet tek Elçe, mund të ketë menjëherë minuta.

Të lidhura

None found

Aktualisht klubi spanjoll po lufton për mbijetesën. Hysaj do të afrohej si “okazion”, duke qenë se mund të transferohet kurdo. Kujtojmë se prej disa muajsh është pa ekip.

Për Hysajn nuk kanë munguar ofertat në Seria A, Rusi dhe madje Shqipëri. Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë me negociatat te klubi spanjoll.


Shtuar më 10.10.2026 13:13

Quantcast