“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
Politike
"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz(VIDEO)
Në reagimin e tij, Braçe shprehet se Rama i ka hartuar listat zgjedhore sipas dëshirës së tij, por thekson se përgjegjësinë për punën si deputet e ka ndaj 25 mijë qytetarëve që e kanë votuar.
10 Tetor 2026, 13:15Nga I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka vijuar kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama pas përplasjes për Reformën Territoriale, duke theksuar se mandatin e deputetit ia kanë dhënë qytetarët me votë dhe jo kryetari i partisë përmes listave zgjedhore. Në reagimin e tij, Braçe shprehet se Rama i ka hartuar listat zgjedhore sipas dëshirës së tij, por thekson se përgjegjësinë për punën si deputet e ka ndaj 25 mijë qytetarëve që e kanë votuar.
Braçe ka hedhur poshtë gjithashtu akuzat se ka mashtruar apo tradhtuar votuesit e tij, duke kujtuar se mandatin ia kanë dhënë qytetarët dhe se ndaj tyre ka përgjegjësi morale. Deputeti socialist kritikon gjithashtu mënyrën se si Rama i imponon vendimet dhe argumentet brenda grupit parlamentar, duke theksuar se edhe shumica mund të gabojë dhe se mendimi ndryshe nuk duhet të shihet si cënim i autoritetit të kryeministrit.
"E treta, të qenit deputet është punë dhe Kuvendi për mua është vendi im i punës. Edi Rama ka vizatuar listat dhe i vizatoi siç donte, në stilin e tij; punën ma kanë dhënë njerëzit me votë. 25 mijë njerëz-të parët socialistët ndër ta, të majtë dhe njerëz të zakonshëm në këtë qytet e jo vetëm, bashkë me ta, menduan që unë e bëj këtë punë dhe kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë prej meje punën. Unë jam këtu, në Tiranë tani. Pooo kam një detyrim të pafundëm moral ndaj të gjithë atyre që ma kanë dhënë këtë punë në vite e të cilëve ju jam përgjigjur përulësisht, modestisht dhe me mirënjohje çdo ditë, atje ku ata banojnë e jetojnë, pa munguar asnjëherë, duke i mbrojtur çdo herë, duke bërë mirë e duke ndryshuar për mirë jetën për shumicën e tyre. Asnjëherë vetëm, por me ta, me shumë shokë e miq të kësaj rruge, të këtyre qeverive socialiste, të bashkive veçanërisht, për ta. E bëra edhe këtë herë, po e theksoj pa ma kërkuar kush, deri kur puna e dhënë nga të tjerë njerëz, mund të zhbëhej si e tillë nga ai rimodelimi antidemokratik që mbështetet në një model tjetër antidemokratik, “ose voto, ose je jashtë këtij grupi”, e që vijon me “ti mund të punosh me këtë qeveri në këtë grup, jo jashtë tij”. E thashë aty e do vijoj ta them se kur kam të drejtë, dhuna e disiplinës që vihet në veprim në rast nevoje, është deformimi më i madh antidemokratik që po i ndodh Partisë së Socialistëve. Të kesh të drejtë dhe këtë ta thonë në sy “po, ke të drejtë”, ndërkohë që kjo e drejtë bluhet nga disiplina e thuprës apo bariut-i vetëquajtur ky, që garanton jo të duhurën, është e papranueshme," tha Braçe./Dosja.al