Dita e 132-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë &cc...
“Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush"/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj i...
Deputeti ka kritikuar Ramën për gabimet e bëra dhe kërkon që kryeministri të marrë përgjegjësi për vendimet e tij.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka vijuar kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai e ka të vështirë të heqë dorë nga pushteti dhe autoriteti që i jep ai. Në reagimin e tij për Reformën Territoriale, Braçe thekson se qëndrimi i tij lidhet me nevojën për një reformë të pushtetit vendor dhe jo thjesht me ndryshimin e hartës administrative.
Sipas tij, reforma duhet të shoqërohet me transferimin e kompetencave, funksioneve, buxheteve dhe të ardhurave nga qeveria qendrore te bashkitë. Braçe shprehet se gjatë diskutimeve ka kërkuar të dijë nëse qeveria është e gatshme të transferojë pushtet te njësitë vendore, por thotë se nuk ka marrë një përgjigje të qartë për këtë çështje.
Deputeti ka kritikuar Ramën për gabimet e bëra dhe kërkon që kryeministri të marrë përgjegjësi për vendimet e tij. Sipas tij pushteti nuk duhet të trajtohet si pronë personale, por duhet të ndahet sipas parimeve kushtetuese, duke garantuar decentralizimin dhe autonominë financiare të pushtetit vendor.
"E pesta, unë qëndrova për REFORMËN-për të na votuan, jo për hartën; besojeni ose jo, por ajo harta bëhet e keqe pa reformën, jo thjesht si hartë; ndryshon për keq e brutalisht jetën e njerëzve në bashkitë që përthithen dhe bashkitë qendër, pa reformën, jo thjesht si hartë. Unë mendoj që REFORMA E PUSHTETIT dhe e pushtetit vendor është mundësia që është përpara-Qeveria të transferojë masivisht pushtet, kompetenca, funksione, buxhet, tatime e taksa, të ardhura, prona e mundësinë e përdorimit për qëllime ekonomike, mundësi investimi, tek pushteti vendor. Ky është pushteti i njerëzve, është ai ku ata përballen çdo ditë dhe është pushteti më legjitim-i zgjedhur, sesa pushteti që ju është dhënë drejtorëve të emëruar të qeverisë. Është pushteti që duhet të shërbejë me fuqi, kompetenca, funksione, buxhete, politika të mbështetura e financuara prej tyre realisht, ndryshe nga kompetencat formale e deri banale që me të drejtë as i ushtron kush. Të kontrollohet doemos, është detyrë kjo. A është e vështirë të bëhet? Pooo, e vështirë është. Në 4 ditë pyeta shpesh: A ËSHTË GATI QEVERIA TË LËSHOJË E TRANSFEROJË PUSHTET? Nuk mora asnjëherë përgjigje të qartë e që tregon se deri ku do të shkojë qeveria me dy parime kushtetuese të këtij pushteti, decentralizimin dhe autonominë financiare; po e rikujtoj, për këtë e jo njoftimin e hartës apo votës sime, na kanë votuar. A besoj unë tek kjo? Pooo! A besoj unë se do ndodhë kjo? Deri diku po por jo plotësisht. Edi Rama e ka të lehtë të njoftojë rrugën time ose siç thonë disa rreth tij se çfarë më pret mua. Por unë mendoj që e ka të vështirë të lëshojë pushtet. Ai është i dashuruar me pushtetin, fuqinë e autoritetin që ai jep; e ka përdorur për mirë shpesh duke bërë mirë e sjellë ndryshime të mëdha në këtë vend; e ka deleguar po për mirë, siç e ka shpërdoruar në mënyrë të përsëritur në ministra e drejtorë të padenjë; ka bërë gabime-të rënda disa, që duhet t’i pranojë nominalisht si të tijat, jo thjesht si të të gjithë atyre që nuk paskan qenë të denjë përkrah tij, në rrugën e tij. Të marrë e mbajë përgjegjësi. Të japë një shenjë që pushtetin nuk e ka personal, nuk e ushtron si të tijin, por e ndan siç kushtetuta e ka caktuar, me pushtete të tjera të ligjshme e sovrane, të pavarura e që duhet të jenë funksionale, deri në fund, të pacenuara apo përgjysmë si vullnet disiplinues i mazhorancës të zbehur në njoftime, qoftë edhe si hartë. Unë qëndrova për këtë, për punën që jam votuar të bëj, asgjë tjetër," tha Braçe./Dosja.al
Erion Braçe Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka vijuar kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama pas përplasjes për Refo...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka komentuar kërcënimin e kryeministrit Edi Rama ndaj tij...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar se projektligji për ndarjen e re administrative nu...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas votimit të Reformës Territoriale, duke shp...
Erion Braçe Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas debatit për votën e tij pro Reformës Territoriale,...
Sali Berisha "I garantoj të gjithë qytetarët e këtyre bashkive, garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se ato do ri...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet ...
Sara Mila TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila ka falenderuar Erion Braçen për votën pro në Kuvend për Ref...
Takimi TIRANË- Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar sot një takim n...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten pasdite, nëpërmjet ambasadorit Laszlo Istvan Dux, pranoi let&e...