Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla për të trashëguar këngën te brezi i ri

10/10/2026 13:27

Mjeshtri i Isopolifonisë, Roland Çenko ka zgjedhur qe ne cdo shkolle te evidentoje talentet e reja per te trasheguar kete pasuri te madhe te kombit shqiptar.

Isopolifonia shqiptare nuk është vetëm një pasuri që ruhet në këngë, por një traditë që kërkon zëra të rinj për të vazhduar të jetojë.

Mjeshtri i isopolifonisë, Roland Çenko, ka ndërmarrë një nismë të veçantë, duke vizituar shkollat dhe duke evidentuar nxënësit që kanë talent dhe prirje për këtë pasuri të trashëgimisë shpirtërore shqiptare. Përmes punës me fëmijët, synimi është që kënga polifonike të mos mbetet vetëm pjesë e së shkuarës, por të kalojë te brezi i ri.

Nxënësit tregojnë emocionet e tyre për këtë traditë dhe dëshirën për të mësuar më shumë rreth këngës polifonike.

Për Roland Çenkon, evidentimi i këtyre talenteve që në moshë të vogël është një mënyrë për t’i dhënë jetë të re një prej vlerave më të mëdha të kulturës shqiptare.

Nga shkollat, aty ku lindin zërat e rinj, nis edhe përpjekja për të garantuar që isopolifonia të mos humbasë, por të vazhdojë të këndohet edhe nga brezat që do të vijnë.

 

Top Channel