Hodhën vezë ndaj makinës së Ramës, Gjykata lë të lirë dy protestuesit

10 Tetor 2026, 13:35Kronika TEMA
Hodhën vezë ndaj makinës së Ramës, Gjykata lë

Gjykata Penale ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e Edison Likës dhe Fatjon Rrapajt, të cilët u ndaluan nga policia pas incidentit me hedhjen e vezëve në drejtim të automjetit të kryeministrit Edi Rama.


Sipas vendimit të gjykatës, veprimi i dy të rinjve nuk përbën akt dhune, çka ka shërbyer si argument për vlerësimin e ligjshmërisë së ndalimit të tyre.

Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj u shoqëruan nga policia pas incidentit, i cili tërhoqi vëmendjen për shkak se kishte në shënjestër automjetin e kreut të qeverisë.

 

Lini një Përgjigje