Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera inspektuan përfundimin e investimit në infrastrukturën rrugore në Palaq, në Njësinë Administrative Prezë.
Investimi përfshin 3.6 kilometra rrugë, si dhe lidhjet me lagjet përreth, duke përmirësuar aksesin dhe kushtet e lëvizjes për banorët e zonës.
Gjatë vizitës, Balla theksoi se investimet në infrastrukturë do të vijojnë në të gjithë territorin e Bashkisë Vorë, me qëllim përmbushjen e kërkesave të komunitetit. Ai vuri në dukje gjithashtu potencialin e Prezës për zhvillimin e agroturizmit dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.
Krahas infrastrukturës rrugore, një tjetër investim i rëndësishëm për banorët është ndërhyrja në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.
“Dy kërkesat kryesore që kishte kjo lagje i kemi përmbushur”, u shpreh Balla, duke iu referuar investimeve në rrugë dhe në rrjetin elektrik.
Përfundimi i këtyre investimeve përbën një përmirësim të drejtpërdrejtë të infrastrukturës dhe të kushteve të jetesës për banorët e zonës së Palaqit.
-
Esht e qart ,kjo qeveri po ia ndryshon fytyren per mir Shqiperis si ne qytete apo fshatra.por ne kete rast ne kete rrug mbrapa kurrizit te Taulantit nuk shkembehen dot as dy bicikleta.
Përgjigju










Komente
Komento