Pasi nuk e ftoi në pritjen në Tiranë për nisjen e misionit, ambasadori amerikan Eric Wendt ka shmangur sërish takimin me Sali Berishën, i shpall non grata nga SHBA bashkë me familjen për korrupsion dhe minim të demokracisë.
Wendt i shoqëruar nga dy senatorë amerikanë të cilët që po qëndrojnë këto ditë në Shqipëri, zhvilluan një takim me disa deputetë demokratë, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ivi Kaso dhe deputetë të tjerë nga partitë e vogla.
Po gjatë ditës së sotme, Wendt dhe dy senatorët amerikanë zhvilluan edhe një takim në prokurorinë e Posaçme me kreun e këtij institucioni Klodian Braho dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.











Komente
Komento