Nëntë persona mes tyre dhe fëmijë kanë humbur jetën pas një përleshje me armë zjarri në një banesë në shtetin e Pensilvanisë, në SHBA.

Sipas mediave të huaja, policia u njoftua për të shtëna me armë zjarri në një banesë. Efektivët sapo mbërritën në vendngjarje gjetën dy gra pajetë në rrugë dhe persona të tjerë në pjesë të ndryshme të shtëpisë ku dyshohej se ndodhej dhe personi i armatosur.

Raportohet se numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën ka arritur në nëntë persona, duke përfshirë edhe autorin. Ky i fundit u gjet me një plagë nga arma e zjarrit.

Deri në tani, nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi rrethanat që çuan në ngjarje, identitetin e viktimave apo motivet e mundshme të autorit të dyshuar

Hetimet pritet të sqarojnë mbi atë që ndodhi brenda banesës dhe mbi dinamikën e plotë të kësaj tragjedie.