Rajoni

Akuzat për dhunë policore ndaj 2 shqiptarëve në Shkup, BDI kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni!

Rasti i dy të rinjve shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç, që pretendojnë se janë dhunuar fizikisht nga pjesëtarë të policisë në Shkup, po nxit reagime politike dhe publike në Maqedoninë e Veriut.

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pret zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, duke kërkuar hetim të menjëhershëm, të paanshëm dhe transparent lidhur me të gjitha rrethanat.

Referuar BDI-së, ekzistojnë versione të ndryshme për atë që ka ndodhur gjatë ndërhyrjes policore.

Në raportin e brendshëm të policisë pretendohet se dy të rinjtë i morën pistoletën një polici. Por, ata deklarojnë se arma përfundoi në automjet pasi policia theu xhamin.

Po ashtu, pretendojnë se efektivët qëlluan me armë zjarri, iu shpuan gomat e mjetit dhe i dhunuan fizikisht, pasi iu lidhën duart dhe i shtrinë përtokë.

Rasti u bë publik nga publikimi i fotove të dy të rinjve, me lëndime të dukshme në fytyrë. Për verifikime ka nisur një hetim i plotë.

BDI-ja kërkon përgjegjësi institucionale për çdo shkelje të mundshme nga ana e zyrtarëve policorë:

Të drejtat dhe dinjiteti i qytetarëve duhet të garantohen nga institucionet që kanë për detyrë t’i mbrojnë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.