Gjermania mban sanksionet ndaj Rusisë pavarësisht vendimit të Trump për naftën ruse

10 Tetor 2026 | 13:50

Gjermania e bëri të qartë të shtunën se nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Rusisë , duke i mbajtur sanksionet e vendosura ndaj Moskës për luftën në Ukrainë, pavarësisht vendimit të Donald Trump për të hequr përkohësisht sanksionet amerikane ndaj karburantit rus. 

“Qeveria federale e ka marrë parasysh vendimin e SHBA-së në lidhje me furnizimet me naftë ruse”, tha në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Cornelius. Megjithatë, ai e bëri të qartë se qëndrimi i Berlinit mbetet i pandryshuar.

“Qeveria federale mbetet e përkushtuar ndaj vendimeve për sanksionet kundër Rusisë dhe po punon me partnerët e saj evropianë për të vendosur sanksione të mëtejshme “, theksoi ai. Në të njëjtën kohë, ai siguroi se mbështetja gjermane për Ukrainën vazhdon pa ndryshime, ndërsa përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje do të vazhdojnë gjithashtu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dëmi nga protestat në Francë tejkalon 30 milionë euro, pothuajse 7000 të mitur të ndaluar

Lëvizja studentore në Francë po përjeton një “ngadalësim të qartë” me një “dinamikë shumë të lokalizuar”, raportoi sot France24, duke cituar një zyrtar francez të...
08:20 | 10/10/2026

Ra nga skela gjatë punimeve, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 49-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një incidenti në punë në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se punëtori ra nga skela në...
18:19 | 09/10/2026

Cilat vende evropiane po fitojnë garën e financimit të teknologjisë?

Financimi evropian i teknologjisë u rrit në 15.8 miliardë euro në 300 marrëveshje financimi në shtator, duke e çuar totalin për vitin 2026 në pothuajse...
17:48 | 09/10/2026