Berisha plas bom'bën: Rama është shfaqur në videot e Agasit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët në rrjetet sociale nëse kryeministri Edi Rama shfaqet në videot e regjistruara të Ergys Agasit, tashme i arrestuar nga policia.
Kreu i demokratëve deklaroi se ka informacione se kryeministri shfaqet në një video, por nuk dha më shumë detaje, duke theksuar se Rama nuk turpërohet më nga asgjë.
Sipas tij, kreu i qeverisë e ka humbur çdo standard moral.
“Në fakt unë e kam denoncuar këtë dhe informata që unë kam, ai është i filmuar në një video, por të garantoj një gjë, ai person nuk turpërohet nga asnjë video, nga asnjë akt, nga asgjë. Ai ka humbur çdo standard moral të njeriut të qytetëruar, tha Berisha.
Pyetje nga qytetarja: Doktor, në parlament ju folët për videot e Ergys Agasit ku deklaruat se shumë nga deputetët e Partisë Socialiste janë në ato video. Në publik qarkullon në rang thashethemi se në këto video shfaqet dhe Rama. Në informacionin tuaj, a ekziston një video e tillë?
Sali Berisha: Në fakt, unë zonja Dushi e kam denoncuar këtë dhe informatat që unë kam, ai është i filmuar në një video. Por të garantoj një gjë, që ai person nuk turpërohet nga asnjë video, nga asnjë akt, nga asgjë. Ai ka humbur çdo standard moral të njeriut të qytetëruar.


