Gjermania e bëri të qartë të shtunën se nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Rusisë , duke i mbajtur sanksionet e vendosura ndaj Moskës për luftën në Ukrainë, pavarësisht vendimit të Donald Trump për të hequr përkohësisht sanksionet amerikane ndaj karburantit rus.
“Qeveria federale e ka marrë parasysh vendimin e SHBA-së në lidhje me furnizimet me naftë ruse”, tha në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Cornelius. Megjithatë, ai e bëri të qartë se qëndrimi i Berlinit mbetet i pandryshuar.
“Qeveria federale mbetet e përkushtuar ndaj vendimeve për sanksionet kundër Rusisë dhe po punon me partnerët e saj evropianë për të vendosur sanksione të mëtejshme “, theksoi ai. Në të njëjtën kohë, ai siguroi se mbështetja gjermane për Ukrainën vazhdon pa ndryshime, ndërsa përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje do të vazhdojnë gjithashtu.
Lini një Përgjigje