LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Braçe shpjegon votën pro Territoriales dhe kritikon Ramën: Je i dashuruar me pushtetin, prano gabimet. Dhuna disiplinore në PS është antidemokratike

• Deputeti socialist Erion Braçe ka shpjeguar arsyet pse votoi pro Reformës Territoriale, pavarësisht se ishte kundër projektligjit. • Gjatë një video të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Braçe ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si e trajton pushtetin dhe se si i merr vendimet. • Braçe deklaroi se votoi pro për të qëndruar në Partinë Socialiste dhe për të vijuar punën si deputet, duke pretenduar se ka prishur një plan të brendshëm politik, të cilin e cilësoi si të poshtër. • Ai kundërshtoi deklaratat e Ramës për votën e tij, duke theksuar se kryeministri nuk mund ta përdorë atë për të sulmuar të tjerët. • Braçe kërkoi gjithashtu sqarime për deklaratat mbi “duart e pista” që, sipas Ramës, kanë ndikuar në qëndrimet e deputetëve. • Deputeti socialist kritikoi edhe presionin brenda grupit parlamentar, duke kundërshtuar logjikën “ose voto, ose je jashtë grupit”. • Sipas tij, disiplina e imponuar ndaj deputetëve që shprehin mendime ndryshe përbën deformim antidemokratik. • Braçe theksoi se mandatin ia kanë dhënë 25 mijë qytetarë dhe se përgjegjësia e tij është ndaj tyre. • Ai argumentoi se projektligji për ndarjen territoriale nuk përbën një reformë të mirëfilltë, por një ndryshim të hartës administrative, ndërsa kërkoi decentralizim real, transferim kompetencash dhe autonomi financiare për bashkitë. • Në reagimin e tij, Braçe deklaroi gjithashtu se Rama e ka të vështirë të ndajë pushtetin me të tjerët, duke e akuzuar se është i dashuruar me fuqinë dhe autoritetin që ai i jep. • Ai i kërkoi kryeministrit të marrë përgjegjësi për gabimet dhe të mos e trajtojë pushtetin si pronë personale.

7 artikuj për këtë temë.

40 MINUTA ME PARE

"Votova pro territoriales që mos të ikja nga PS"/ Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës(VIDEO)

Braçe shpjegon votën pro Territoriales dhe kritikon Ramën: Je i
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka shpjeguar arsyen pse votoi pro Reformës Territoriale, pavarësisht kundërshtive të tij ndaj projektligjit dhe përplasjes me kryeministrin Edi Rama. Në reagimin e tij, Braçe deklaron se vendosi të votonte pro për të qëndruar në Partinë Socialiste dhe për të vijuar punën si deputet, duke iu referuar edhe presionit që është ushtruar ndaj tij.

Deputeti socialist pretendon se me qëndrimin e tij ka prishur një plan të brendshëm politik, të cilin e cilëson si të poshtër.

“E katërta, unë votova që të mos iki, por të qëndroj, të bëj punën dhe gjithkush që e njeh këtë punë e di fort mirë se kjo punë e tillë është, e varur nga vota e shumicës, e rëndë si e tillë, të rrëzon, të thyen, të bën copash aq sa nuk merr dot frymë, por unë e kam pranuar këtë punë e nuk bëj dot pas, e kam të ndaluar të bëj pas. Nuk di në keni parë tjetër që të sulmohet e të qëndrojë, të linçohet e të rrijë përballë, t'i shkojnë atje ku jeton e atje ku punon, po bën punën dhe të dëgjojë e përgjigjet, me kosto shumë të madhe personale e familjare; keni parë? Ndaj vendosa të rri dhe të bëj punën. E di që kam prishur një plan që politika e ka të sajin, të brendshëm, të poshtër, por nuk mund të bëj pa të, ndaj për Nesti numëruesin dhe numëruesit e tjerë unë jam 85-a, 84-a ishte aty për planin”, shprehet Braçe./Dosja.al

45 MINUTA ME PARE

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep 

Braçe shpjegon votën pro Territoriales dhe kritikon Ramën: Je i
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka vijuar kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai e ka të vështirë të heqë dorë nga pushteti dhe autoriteti që i jep ai. Në reagimin e tij për Reformën Territoriale, Braçe thekson se qëndrimi i tij lidhet me nevojën për një reformë të pushtetit vendor dhe jo thjesht me ndryshimin e hartës administrative.

Sipas tij, reforma duhet të shoqërohet me transferimin e kompetencave, funksioneve, buxheteve dhe të ardhurave nga qeveria qendrore te bashkitë. Braçe shprehet se gjatë diskutimeve ka kërkuar të dijë nëse qeveria është e gatshme të transferojë pushtet te njësitë vendore, por thotë se nuk ka marrë një përgjigje të qartë për këtë çështje.

Deputeti ka kritikuar Ramën për gabimet e bëra dhe kërkon që kryeministri të marrë përgjegjësi për vendimet e tij. Sipas tij pushteti nuk duhet të trajtohet si pronë personale, por duhet të ndahet sipas parimeve kushtetuese, duke garantuar decentralizimin dhe autonominë financiare të pushtetit vendor.

"E pesta, unë qëndrova për REFORMËN-për të na votuan, jo për hartën; besojeni ose jo, por ajo harta bëhet e keqe pa reformën, jo thjesht si hartë; ndryshon për keq e brutalisht jetën e njerëzve në bashkitë që përthithen dhe bashkitë qendër, pa reformën, jo thjesht si hartë. Unë mendoj që REFORMA E PUSHTETIT dhe e pushtetit vendor është mundësia që është përpara-Qeveria të transferojë masivisht pushtet, kompetenca, funksione, buxhet, tatime e taksa, të ardhura, prona e mundësinë e përdorimit për qëllime ekonomike, mundësi investimi, tek pushteti vendor. Ky është pushteti i njerëzve, është ai ku ata përballen çdo ditë dhe është pushteti më legjitim-i zgjedhur, sesa pushteti që ju është dhënë drejtorëve të emëruar të qeverisë. Është pushteti që duhet të shërbejë me fuqi, kompetenca, funksione, buxhete, politika të mbështetura e financuara prej tyre realisht, ndryshe nga kompetencat formale e deri banale që me të drejtë as i ushtron kush. Të kontrollohet doemos, është detyrë kjo. A është e vështirë të bëhet? Pooo, e vështirë është. Në 4 ditë pyeta shpesh: A ËSHTË GATI QEVERIA TË LËSHOJË E TRANSFEROJË PUSHTET? Nuk mora asnjëherë përgjigje të qartë e që tregon se deri ku do të shkojë qeveria me dy parime kushtetuese të këtij pushteti, decentralizimin dhe autonominë financiare; po e rikujtoj, për këtë e jo njoftimin e hartës apo votës sime, na kanë votuar. A besoj unë tek kjo? Pooo! A besoj unë se do ndodhë kjo? Deri diku po por jo plotësisht. Edi Rama e ka të lehtë të njoftojë rrugën time ose siç thonë disa rreth tij se çfarë më pret mua. Por unë mendoj që e ka të vështirë të lëshojë pushtet. Ai është i dashuruar me pushtetin, fuqinë e autoritetin që ai jep; e ka përdorur për mirë shpesh duke bërë mirë e sjellë ndryshime të mëdha në këtë vend; e ka deleguar po për mirë, siç e ka shpërdoruar në mënyrë të përsëritur në ministra e drejtorë të padenjë; ka bërë gabime-të rënda disa, që duhet t’i pranojë nominalisht si të tijat, jo thjesht si të të gjithë atyre që nuk paskan qenë të denjë përkrah tij, në rrugën e tij. Të marrë e mbajë përgjegjësi. Të japë një shenjë që pushtetin nuk e ka personal, nuk e ushtron si të tijin, por e ndan siç kushtetuta e ka caktuar, me pushtete të tjera të ligjshme e sovrane, të pavarura e që duhet të jenë funksionale, deri në fund, të pacenuara apo përgjysmë si vullnet disiplinues i mazhorancës të zbehur në njoftime, qoftë edhe si hartë. Unë qëndrova për këtë, për punën që jam votuar të bëj, asgjë tjetër," tha Braçe./Dosja.al

47 MINUTA ME PARE

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz(VIDEO)

Braçe shpjegon votën pro Territoriales dhe kritikon Ramën: Je i
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka vijuar kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama pas përplasjes për Reformën Territoriale, duke theksuar se mandatin e deputetit ia kanë dhënë qytetarët me votë dhe jo kryetari i partisë përmes listave zgjedhore. Në reagimin e tij, Braçe shprehet se Rama i ka hartuar listat zgjedhore sipas dëshirës së tij, por thekson se përgjegjësinë për punën si deputet e ka ndaj 25 mijë qytetarëve që e kanë votuar.

Braçe ka hedhur poshtë gjithashtu akuzat se ka mashtruar apo tradhtuar votuesit e tij, duke kujtuar se mandatin ia kanë dhënë qytetarët dhe se ndaj tyre ka përgjegjësi morale. Deputeti socialist kritikon gjithashtu mënyrën se si Rama i imponon vendimet dhe argumentet brenda grupit parlamentar, duke theksuar se edhe shumica mund të gabojë dhe se mendimi ndryshe nuk duhet të shihet si cënim i autoritetit të kryeministrit.

"E treta, të qenit deputet është punë dhe Kuvendi për mua është vendi im i punës. Edi Rama ka vizatuar listat dhe i vizatoi siç donte, në stilin e tij; punën ma kanë dhënë njerëzit me votë. 25 mijë njerëz-të parët socialistët ndër ta, të majtë dhe njerëz të zakonshëm në këtë qytet e jo vetëm, bashkë me ta, menduan që unë e bëj këtë punë dhe kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë prej meje punën. Unë jam këtu, në Tiranë tani. Pooo kam një detyrim të pafundëm moral ndaj të gjithë atyre që ma kanë dhënë këtë punë në vite e të cilëve ju jam përgjigjur përulësisht, modestisht dhe me mirënjohje çdo ditë, atje ku ata banojnë e jetojnë, pa munguar asnjëherë, duke i mbrojtur çdo herë, duke bërë mirë e duke ndryshuar për mirë jetën për shumicën e tyre. Asnjëherë vetëm, por me ta, me shumë shokë e miq të kësaj rruge, të këtyre qeverive socialiste, të bashkive veçanërisht, për ta. E bëra edhe këtë herë, po e theksoj pa ma kërkuar kush, deri kur puna e dhënë nga të tjerë njerëz, mund të zhbëhej si e tillë nga ai rimodelimi antidemokratik që mbështetet në një model tjetër antidemokratik, “ose voto, ose je jashtë këtij grupi”, e që vijon me “ti mund të punosh me këtë qeveri në këtë grup, jo jashtë tij”. E thashë aty e do vijoj ta them se kur kam të drejtë, dhuna e disiplinës që vihet në veprim në rast nevoje, është deformimi më i madh antidemokratik që po i ndodh Partisë së Socialistëve. Të kesh të drejtë dhe këtë ta thonë në sy “po, ke të drejtë”, ndërkohë që kjo e drejtë bluhet nga disiplina e thuprës apo bariut-i vetëquajtur ky, që garanton jo të duhurën, është e papranueshme," tha Braçe./Dosja.al

50 MINUTA ME PARE

‘Ose voto, ose je jashtë këtij grupi’/ Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe shpjegon votën pro Territoriales dhe kritikon Ramën: Je i
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka komentuar kërcënimin e kryeministrit Edi Rama ndaj tij që nëse nuk votonte Reformën Territoriale do të largohej nga grupi socialist. Në reagimin e tij në Facebook, Braçe kundërshton logjikën “ose voto, ose je jashtë këtij grupi”, duke theksuar se mandatin e deputetit ia kanë dhënë qytetarët përmes votës dhe se përgjegjësia e tij është ndaj 25 mijë personave që e kanë mbështetur.

Deputeti socialist thekson se është e papranueshme që deputetëve tu kërkohet të votojnë sipas vullnetit të grupit, duke rrezikuar përjashtimin në rast se mbajnë qëndrime të ndryshme. Braçe e ka cilësuar këtë praktikë si një deformim antidemokratik.

“E treta, të qenit deputet është punë dhe Kuvendi për mua është vendi im i punës. Edi Rama ka vizatuar listat dhe i vizatoi siç donte, në stilin e tij, punën ma kanë dhënë njerëzit me votë. 25 mijë njerëz, të parët socialistët ndër ta, të majtë dhe njerëz të zakonshëm në këtë qytet e jo vetëm, bashkë me ta, menduan që unë e bëj këtë punë dhe kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë prej meje punën. Unë jam këtu, në Tiranë tani. Pooo, kam një detyrim të pafundëm moral ndaj të gjithë atyre që ma kanë dhënë këtë punë në vite e të cilëve u jam përgjigjur përulësisht, modestisht dhe me mirënjohje çdo ditë, atje ku ata banojnë e jetojnë, pa munguar asnjëherë, duke i mbrojtur çdo herë, duke bërë mirë e duke ndryshuar për mirë jetën për shumicën e tyre. Asnjëherë vetëm, por me ta, me shumë shokë e miq të kësaj rruge, të këtyre qeverive veçanërisht, për ta. E bëra edhe këtë herë, po e theksoj pa ma kërkuar kush, deri kur puna e dhënë nga të tjerë njerëz, mund të zhbëhej si e tillë nga ai rimodelimi antidemokratik që mbështetet në një model tjetër antidemokratik, “ose voto, ose je jashtë këtij grupi” e që vijon me “ti mund të punosh me këtë qeveri në këtë grup, jo jashtë tij”. E thashë aty e do vijoj ta them se kur kam të drejtë, dhuna e disiplinës që vihet në veprim në rast nevoje, është deformimi më i madh antidemokratik që po i ndodh Partisë së Socialistëve. Të kesh të drejtë dhe këtë ta thonë në sy “po, ke të drejtë”, ndërkohë që kjo e drejtë bluhet nga disiplina e thuprës apo bariut, i vetëquajtur ky, që garanton jo të duhurën, është e papranueshme”, tha Braçe./Dosja.al

52 MINUTA ME PARE

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

Braçe shpjegon votën pro Territoriales dhe kritikon Ramën: Je i
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar se projektligji për ndarjen e re administrative nuk përbën një reformë të mirëfilltë, por vetëm një riorganizim të territorit. Në reagimin e tij, Braçe thekson se kundërshtimi ndaj projektligjit ka qenë bindje personale dhe nuk është ndikuar nga askush.

Sipas tij, edhe kryeministri Edi Rama e ka pranuar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist se ndarja e propozuar nuk përbën një reformë të plotë. Deputeti socialist ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimet se ka tradhtuar votuesit e tij, duke kujtuar se është zgjedhur me votën e 25 mijë qytetarëve dhe se qëndrimet e tij burojnë nga bindjet personale.

“E dyta, unë nuk kam gënjyer kënd që të jem gënjeshtar, nuk i kam dhënë besë kujt që të jem i pabesë; nuk kam tradhtuar kënd nga ata 25 mijë njerëz që më kanë votuar e plot të tjerë që më kanë votuar në 30 vite. Të isha kundër projektligjit për ndarjen administrative e territoriale ishte zgjedhja ime, ardhur nga bindja e krijuar pa asnjë kërkesë e imponim, se ai ligj nuk ishte e nuk është reformë, por një vizatim i ri i territorit administrativ, i përkohshëm, i paqëndrueshëm dhe i pamjaftueshëm si reformë, mu siç Edi Rama e pranoi vetë në mbledhjen e grupit të deputetëve socialistë. Pra, ishte qëndrimi im, është qëndrimi im dhe ishte e është i pandikuar nga cilido që sot e lidh me veten kur nuk ka asnjë lidhje me të, për më tepër kur është një robot i ndyrë në rrjet dhe asfare banor i prekur", thotë Braçe./Dosja.al

54 MINUTA ME PARE

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar, shih nga vetja dhe prano gabimet

Braçe shpjegon votën pro Territoriales dhe kritikon Ramën: Je i
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas votimit të Reformës Territoriale, duke shpjeguar arsyet e votës së tij pro, pavarësisht se kishte kundërshtime për këtë reformë. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Braçe thekson se nuk i lejon kryeministrit Edi Rama të flasë në emrin e tij apo të përdorë votën e tij për të sulmuar persona të tjerë.

Ai i kërkon kreut të qeverisë të sqarojë deklaratat për ndërhyrje dhe ndikime të jashtme në qëndrimet e deputetëve socialistë, duke kërkuar të dijë se cilat janë “duart e pista” që, sipas Ramës, kanë ndikuar në qëndrimet e tyre. 

“E para, nuk ia lejoj Edi Ramës të flasë për votën time e me të të lëshojë flakërima ajri në mjedis kundër kujtdo që ka në mendje; nuk mund ta bëjë në emrin tim e duke përmendur votën time; unë, siç ai e pohoi në mbledhje, nuk kam votuar pro tij dhe e kishte numëruar “shumë herë” këtë, ndaj ta lërë këtu e me kaq. Ajo që kërkoj prej tij dhe ai ua ka detyrim socialistëve sot, është të thotë se cilat “duar të pista, ca të dukshme e ca të padukshme, por të zbuluara tanimë”, më paskan ngatërruar mua. Derisa ta bëjë këtë, ka kohë të shohë tek vetja, po të dojë edhe rrotull tij, por më shumë tek vetja dhe të pranojë, jo thjesht ta thotë për nevojë fjalie e teksti, ta pranojë se aktet, vendimet që nuk janë të duhurat dhe janë gabim, burojnë edhe nga mënyra se si ai mendon, si i imponon, si i argumenton si më e mira e mundshme kur mundësia s'i është dhënë kurrkujt, si e pranon që të tjerë përtej tij kanë të drejtë, por jo tani e duke cenuar autoritetin e tij që duhet të jetë i padiskutueshëm, mu në atë formën që ta hedh fytyrës me arrogancë e të tjerëve mu si urdhër, “po si ti e paske mirë dhe i gjithë ky grup e ka gabim”, për të të relativizuar, zhvlerësuar, nëmur; ndërkohë që mund edhe të ishte, duke parë nga vetja, pse ti e paske mirë dhe një shumicë edhe më e madhe se një grup e paska gabim”, thotë Braçe.

1 ORE ME PARE

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese, por s'mund ta bëj në emrin tim

Braçe shpjegon votën pro Territoriales dhe kritikon Ramën: Je i
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas debatit për votën e tij pro Reformës Territoriale, pavarësisht kundërshtive që kishte shprehur ndaj projektligjit. Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe kritikoi kryeministrin Edi Rama për deklaratat e bëra lidhur me votën e tij, duke theksuar se nuk pranon që kreu i qeverisë ta përdorë atë për të sulmuar persona të tjerë.

Deputeti socialist i kërkoi Ramës të sqarojë deklaratat për “duar të pista”, të cilat, pretendohet se kanë ndikuar në qëndrimet e deputetëve. Ai theksoi se kryeministri duhet të reflektojë edhe për mënyrën se si merr vendime dhe u imponon qëndrimet të tjerëve.

Braçe kritikoi gjithashtu mënyrën se si trajtohen mendimet ndryshe brenda Partisë Socialiste, duke argumentuar se qëndrimet e deputetëve nuk duhet të zhvlerësohen vetëm sepse ndryshojnë nga ato të drejtuesit të partisë.

Postimi i Plotë:

Për votën. Dje i lashë të gjithë të flisnin për votën time të mëngjesit herët; foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese dhe të përhershme, foli një i dytë që zgjohet në pikë të mëngjesit të bëjë këndezintelektualin, profesorin, mendimtarin dhe përfundoi të bëjë tredhësin eunuk të fjalëve që mahnisin dy vajza, foli një i tretë-palaco ky, me motrën nën akuzë si hajdute e veten në rolin e kirurgut të një shërbimi publik me halle e të vjedhur nga oligarku më i madh i sektorit që është edhe punëdhënësi i tij, foli edhe një njeri të cilin e çmoj pa masë-akademik, profesor por që nuk e kuptoj pse fyen po aq sa Edi Rama, të cilin e kritikon edhe me të drejtë çdo ditë. Tani, kam detyrimin të flas unë, të bëj më shumë se e folura e të shpjegoj votën time.

1. E para, nuk ia lejoj Edi Ramës të flasë për votën time e me të të lëshojë flakërima ajri në mjedis kundër kujtdo që ka në mendje; nuk mund ta bëjë në emrin tim e duke përmendur votën time; unë, siç ai e pohoi në mbledhje nuk kam votuar pro tij dhe e kishte numëruar “shumë herë” këtë, ndaj ta lërë këtu, me kaq. Ajo që kërkoj prej tij dhe ai ia ka detyrim socialistëve sot, është të thotë se cilat “duar të pista, ca të dukshme e ca të padukshme, por të zbuluara tanimë”, më paskan ngatërruar mua. Derisa ta bëjë këtë, ka kohë të shohë tek vetja, po të dojë edhe rrotull tij por më shumë tek vetja dhe të pranojë, jo thjesht ta thotë për nevojë fjalie e teksti, ta pranojë se aktet, vendimet që nuk janë të duhurat dhe janë gabim, burojnë edhe nga mënyra se si ai mendon, si i imponon, si i argumenton si më e mira e mundshme kur mundësia nuk i është dhënë kërkujt, si e pranon që të tjerë përtej tij kanë të drejtë por jo tani e duke cenuar autoritetin e tij që duhet të jetë i padiskutueshëm, mu në atë formën që ta hedh fytyrës me arrogancë e të tjerëve mu si urdhër, “po si ti e paske mirë dhe i gjithë ky grup e ka gabim”, për të të relativizuar, zhvlerësuar, nëmur; ndërkohë që mund edhe të ishte, duke parë nga vetja, “pse ti e paske mirë dhe një shumicë edhe më e madhe se një grup e paska gabim”!

2. E dyta, unë nuk kam gënjyer kënd që të jem gënjeshtar, nuk i kam dhënë besë kujt që të jem i pabesë; nuk kam tradhtuar kënd nga ata 25 mijë njerëz që më kanë votuar një vit më parë e plot të tjerë që më kanë kanë votuar në 30 vite. Të isha kundër projektligjit për ndarjen administrative e territoriale ishte zgjedhja ime, ardhur nga bindja e krijuar pa asnjë kërkesë e imponim, se ai ligj nuk ishte e nuk është reformë, por një vizatim i ri i territorit administrativ, i përkohshëm, i paqëndrueshëm dhe i pamjaftueshëm si reformë, mu siç Edi Rama e pranoi vetë në mbledhjen e grupit të deputetëve socialistë. Pra ishte qëndrimi im, është qëndrimi im dhe ishte e është i pandikuar nga cilido që sot e lidh me veten kur nuk ka asnjë lidhje me të, për më tepër kur është një robot i ndyrë në rrjet dhe asfare banor i prekur.

3. E treta, të qenit deputet është punë dhe Kuvendi për mua është vendi im i punës. Edi Rama ka vizatuar listat dhe i vizatoi siç donte, në stilin e tij; punën ma kanë dhënë njerëzit me votë. 25 mijë njerëz-të parët socialistët ndër ta, të majtë dhe njerëz të zakonshëm në këtë qytet e jo vetëm, bashkë me ta, menduan që unë e bëj këtë punë dhe kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë prej meje punën. Unë jam këtu, në Tiranë tani. Pooo kam një detyrim të pafundëm moral ndaj të gjithë atyre që ma kanë dhënë këtë punë në vite e të cilëve ju jam përgjigjur përulësisht, modestisht dhe me mirënjohje çdo ditë, atje ku ata banojnë e jetojnë, pa munguar asnjëherë, duke i mbrojtur çdo herë, duke bërë mirë e duke ndryshuar për mirë jetën për shumicën e tyre. Asnjëherë vetëm, por me ta, me shumë shokë e miq të kësaj rruge, të këtyre qeverive socialiste, të bashkive veçanërisht, për ta. E bëra edhe këtë herë, po e theksoj pa ma kërkuar kush, deri kur puna e dhënë nga të tjerë njerëz, mund të zhbëhej si e tillë nga ai rimodelimi antidemokratik që mbështetet në një model tjetër antidemokratik, “ose voto, ose je jashtë këtij grupi”, e që vijon me “ti mund të punosh me këtë qeveri në këtë grup, jo jashtë tij”. E thashë aty e do vijoj ta them se kur kam të drejtë, dhuna e disiplinës që vihet në veprim në rast nevoje, është deformimi më i madh antidemokratik që po i ndodh Partisë së Socialistëve. Të kesh të drejtë dhe këtë ta thonë në sy “po, ke të drejtë”, ndërkohë që kjo e drejtë bluhet nga disiplina e thuprës apo bariut-i vetëquajtur ky, që garanton jo të duhurën, është e papranueshme.

4. E katërta, unë votova që të mos iki, por të qëndroj, të bëj punën dhe gjithkush që e njeh këtë punë e di fort mirë se kjo punë e tillë është, e varur nga vota e shumicës, e rëndë si e tillë, kufizuese, të rrëzon, të thyhen, të bën copash aq sa nuk merr dot frymë, por unë e kam pranuar këtë punë e nuk bëj dot pas, e kam të ndaluar të bëj pas. Nuk di në keni parë tjetër që të sulmohet e të qëndrojë, të linçohet e të rrijë përballë, t’i shkojnë atje ku jeton e atje ku punon-po bën punën, dhe të dëgjojë e përgjigjet, me kosto shumë të madhe personale e familjare; keni parë? Ndaj vendosa të rri dhe të bëj punën. E di që kam prishur një plan që politika e ka të sajin, të brendshëm, të poshtër, të përhershëm, por nuk mund të bëj pa të, ndaj për Nesti numëruesin dhe numëruesit e tjerë unë jam 85-a, 84-a ishte aty për planin.

5. E pesta, unë qëndrova për REFORMËN-për të na votuan, jo për hartën; besojeni ose jo, por ajo harta bëhet e keqe pa reformën, jo thjesht si hartë; ndryshon për keq e brutalisht jetën e njerëzve në bashkitë që përthithen dhe bashkitë qendër, pa reformën, jo thjesht si hartë. Unë mendoj që REFORMA E PUSHTETIT dhe e pushtetit vendor është mundësia që është përpara-Qeveria të transferojë masivisht pushtet, kompetenca, funksione, buxhet, tatime e taksa, të ardhura, prona e mundësinë e përdorimit për qëllime ekonomike, mundësi investimi, tek pushteti vendor. Ky është pushteti i njerëzve, është ai ku ata përballen çdo ditë dhe është pushteti më legjitim-i zgjedhur, sesa pushteti që ju është dhënë drejtorëve të emëruar të qeverisë. Është pushteti që duhet të shërbejë me fuqi, kompetenca, funksione, buxhete, politika të mbështetura e financuara prej tyre realisht, ndryshe nga kompetencat formale e deri banale që me të drejtë as i ushtron kush. Të kontrollohet doemos, është detyrë kjo. A është e vështirë të bëhet? Pooo, e vështirë është. Në 4 ditë pyeta shpesh: A ËSHTË GATI QEVERIA TË LËSHOJË E TRANSFEROJË PUSHTET? Nuk mora asnjëherë përgjigje të qartë e që tregon se deri ku do të shkojë qeveria me dy parime kushtetuese të këtij pushteti, decentralizimin dhe autonominë financiare; po e rikujtoj, për këtë e jo njoftimin e hartës apo votës sime, na kanë votuar. A besoj unë tek kjo? Pooo! A besoj unë se do ndodhë kjo? Deri diku po por jo plotësisht. Edi Rama e ka të lehtë të njoftojë rrugën time ose siç thonë disa rreth tij se çfarë më pret mua. Por unë mendoj që e ka të vështirë të lëshojë pushtet. Ai është i dashuruar me pushtetin, fuqinë e autoritetin që ai jep; e ka përdorur për mirë shpesh duke bërë mirë e sjellë ndryshime të mëdha në këtë vend; e ka deleguar po për mirë, siç e ka shpërdoruar në mënyrë të përsëritur në ministra e drejtorë të padenjë; ka bërë gabime-të rënda disa, që duhet t’i pranojë nominalisht si të tijat, jo thjesht si të të gjithë atyre që nuk paskan qenë të denjë përkrah tij, në rrugën e tij. Të marrë e mbajë përgjegjësi. Të japë një shenjë që pushtetin nuk e ka personal, nuk e ushtron si të tijin, por e ndan siç kushtetuta e ka caktuar, me pushtete të tjera të ligjshme e sovrane, të pavarura e që duhet të jenë funksionale, deri në fund, të pacenuara apo përgjysmë si vullnet disiplinues i mazhorancës të zbehur në njoftime, qoftë edhe si hartë. Unë qëndrova për këtë, për punën që jam votuar të bëj, asgjë tjetër!

E bëra edhe për disa kolegë të mirë që edhe pse të rinj në atë Kuvend, më vjen mirë që kanë aq shumë nder e dinjitet, njerëzillëk pafund, dije e dinjitet, e me të cilët ndava gjithë të enjten e mëngjesin herët të së premtes; ju jam mirënjohës! Shpresoj shumë të keni durimin të shihni e dëgjoni, lexoni përtej 25 sekondave; ato janë të mjaftueshme për të sharë, por jo për të ditur e kuptuar. Besoj që shpjegova e dhashë llogari për votën time./Dosja.al

erion brace

Sondazh

Poll

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...